Kundër kësaj forme të vettingu, që të pastrohet politika nga vetë politikanët, është shprehur kundër edhe ish-deputeti Myslim Murrizi. Ai e quan tallje dhe shashkë për të trembur Sali Berishën.
“Duhet t’iu hetohet pasuria, jo vetting për politikanët. Kjo është tallje. Janë investuar 500 mln dollarë për SPAK, politikan janë më shumë do duhen 15 vjet. Ai djali i vogël që vrau policin në Lezhë ka vrarë Edi Ramën, tani Rama duhet të ikë? Pse nuk reagon Rama? Se është tallje, është shashkë. Pazar për të trembur Berishën”, ka deklaruar Murrizi.
Megjithatë, përtej kundërshtimeve në studio, Azgan Haklaj ish-deputet i PD ka besimin se Lulzim Basha synon që të pastrojë politikën, dhe e krahason këtë propozim me ligjin e dekriminalizimit.
“Vettingu i politikanëve duhet të shkojë deri në fund, mekanizmat ligjor hajde t’i diskutojmë. Duhet bërë pastrimi i politikës. Elitat politike pas diktaturave kanë bërë përplasje të forta për pushtet dhe pasuri. Ne bëmë reformë në drejtësi se nuk kishte balancim pushtetesh, se kishim një parlament që kontrollonte gjyqësorin. Lulzim Basha po synon atë që synoi me dekriminalizimin, që të pastrojë politikën shqiptare. Po e patën seriozisht politika e pastron. Çdo pasuri e madhe pas, ka një krim të madh pas”, u shpreh ai.