Nga Guxim Alimani
Dosja e Adriatik Llallës-Si historia e leshit të Ali Pashës!
-Dihet se Ali Pashë Tepelena përveçse strateg ishte dhe trukues i paparë. Njëherë kur ishte në krizë i kërkoi Napoleon Bonopartit armë me pretekstin se do i përdorte kundër Perendorisë turke.
Në të njëjtën kohë i kërkoi dhe Carit të Rusisë. Këmbimi material do të ishte me lesh delje. Meqë rusët e kërkuan paraprakisht leshin e pakët të Ali Pashës atij nuk i mbeti asgjë t’i dërgojë Napoleonit ndaj ngelet i përbotshëm mashtrimi i tij diplomatic, i cili rezymohet në një telegram të tij dërguar Bonopartit.
Ja teksi origjinal “Majesté,le charge de laine est en plaine route,nous vous prions de nous livres d’urgences les armes”.Ne fakt armet e Napoleonit arritën në Janinë te Pashai, por kurrë nuk arriti në portin e Marsejes leshi i Ali Pashë Tepelenës.Por fatkeqesisht pas kohe më vonë koka e tij e prerë mbërriti në Konstandinopojë si një mesazh se sado i zgjuar të jesh Perendoritë si të vjetra e moderne qeverisin botën nën principin e së drejtës se më të fortit(La raison du plus fort).
Ky paralelizëm është vetëm për të ilustruar historinë malinje të Adriatik Llallës dosja e të cilit shëtit si anija pa lesh e Ali Pashës nga Tirana në Durrës e nga Durrësi në Tiranë. Ndërkohë që gjithë postierë e prokurorë jane argatë të Adriatik Pashës që nga Adnan Xholi te Besim Hajdarmataj.
E vetmja e vetmuar në këte rruge të pamundur është Arta Marku.Sot të gjithë e tradhtojnë e shesin dhe e shantazhojnë, por le të kujtojnë moralin e fabules sime:Kujdes se kur janë në lojë Perendorite mund t’jua hedhësh me leshin, por të presin kokën e të fusin preshin!
Që të premten Arta Marku edhe në skajet e limiteve që ka tager ligjor ka urdhëruar për ekzekutim dosjen Llalla nga Durrësi te Krimet e Rënda. Jo vetëm që nuk ka mbërritur akoma, por ujqërit e Llallës janë gati ta kalojne në Kalendat greke.Jo se nuk ka fuqi profesionale e kurajo në atë institucion, por mafja i privon nga dosje të tilla.