Edi Rama i ftuar në “Zonë e Lirë” ka komentuar situatën e krijuar mes Kryeministrisë dhe Presidencës, pas mosdekretimit të Gent Cajkës nga Ilir Meta.
I pyetur se pse nuk e shkarkon, Rama u shpreh se shkarkim i tij kërkon një shumicë të theksuar në Kuvend.
“Shkarkimi i presidentit kërkon 2/3 e votave në parlament dhe ne nuk i kemi.
Kjo është logjika e presidentit, mua s’më shkarkojnë dot dhe unë bëj çfarë të dua.
Për turpin e tij që ne e kemi një president që del komplet jashtë shinave të Kushtetutës dhe sillet sikur të ishte kryetar i LSI-së në ditët e veta më të këqija.
Ai po luan, dhe po synon nëse ka vendosur ta kthejë Presidencën në një çizme rezervë të kësaj opozite të ikur për pambuk. Unë nuk jam këtu për të provokuar”, u shpreh Rama.