osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pse ngelëm pa gjykatat që na la opozita e rrugës?! 24 krerë gjykatash e prokurorish të zhytur në afera, “shpartallohen” nga vetingu!

Pse ngelëm pa gjykatat që na la opozita e rrugës?! 24 krerë gjykatash e prokurorish të zhytur në afera, “shpartallohen” nga vetingu!

Krerët e gjykatave dhe të prokurorive janë të zhytur në afera. Ky fakt del qartësisht në pah nga bilanci i deritanishëm i vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. KPK e ka fokusuar punën e saj tek rivlerësimi i kryetarëve të gjykatave dhe prokurorive në vend, por teksa në “sitë” kanë kaluar më shumë se gjysma e tyre, pjesa më e madhe janë shkarkuar nga detyra.

Më konkretisht, bëhet fjalë për 24 krerë të shkarkuar, çka do të thotë se KPK po shpartallon drejtësinë shqiptare dhe po i spastron prokuroritë dhe gjykatat nga të korruptuarit. Të gjithë emrat e përjashtuar nga sistemi i drejtësisë kanë patur probleme me pasurinë, ndërsa ky numër deri diku i lartë i krerëve të shkarkuar tregon se në çfarë niveli kanë qenë gjykatat dhe prokuroritë tona.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e nisi valën e shkarkimeve në radhët e kryetarëve të gjykatave me Entela Priftin. Në muajin tetor trupa gjykuese vendosi ta largojë nga sistemi i drejtësisë për shkak të problemeve me pasurinë. Shkarkimi i kryetares së Gjykatës së Apelit Civil Korçë u pasua nga shkarkimi i kryetares së Gjykatës së Apelit Civil Vlorë, Alma Liçaj, pasuria e së cilës ishte po ashtu e pajustifikuar.

Problemet me pasurinë rrezikuan karrierën edhe të kryetarit të Gjykatës së Korçës, Admir Belishta dhe të Gjykatës së Beratit, Agron Vavla. I shkarkuar është edhe kryegjyqtari i Pukës, Izet Kadana apo kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Në listë bëjnë pjesë edhe kryetari i Gjykatës së Apelit Tiranë, Hysni Demiraj, si edhe drejtuesi i Prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda, Artan Bajrami.

Të shkarkuar janë edhe Petrit Çeno, kryetar i Gjykatës së Apelit Civil Durrës; Dritan Seci, kryetar i Gjykatës së Tropojës dhe Pashk Gjaci, kryetar i Gjykatës së Përmetit. Mes të shkarkuarve është edhe emri i Dritan Rreshkës, i cili para se të merrte vendimin negativ KPK, drejtonte Prokurorinë e Tiranës.

Lista vijon më tej me kryeprokurorët e Fierit dhe të Lushnjes, Fatmir Lushi dhe Çlirim Shahini, të cilët po ashtu u penalizuan për shkak të problemeve me pasurinë. Pjesë e krerëve të shkarkuar nga vetingu është edhe kryetari i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, Fehmi Petku. Ai njihet si gjyqtari që dyshohet se favorizoi Vehbi Alimuçën për skandalin me firmat piramidale.

Shkarkohet edhe kryegjyqtari i Fierit

I 24-ti i shkarkuar nga vetingu është kryetari i Gjykatës së Fierit, Roland Jaupaj. Vendimi për shkarkimin e tij u dha dje nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. “Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 27.05.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Roland Jaupaj, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 28.05.2019 vendosi: Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Roland Jaupaj, ​gjyqtar/kryetar pranë Gjykatës së Rrethit Fier.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues e kryesuar nga znj. Genta Tafa (Bungo), znj. Pamela Qirko relatore, znj. Etleda Çiftja anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve”, njoftoi KPK.

Gjatë seancës dëgjimore të mbajtur të hënën trupa gjykuese relatoi problemet e gjetura me pasurinë e Jaupajt. Sipas KPK, gjyqtari jetonte në një apartament 170 m2 të blerë nga babai i tij për 3.6 milionë lekë nga një kompani ndërtimi që ishte palë në një proces gjyqësor të drejtuar nga Jaupaj.

Sipas relatores Pamela Qirko, në këtë periudhë rezulton se Jaupaj ka shqyrtuar çështjen gjyqësore me palë Bashkinë e Fierit dhe Shoqërinë ndërtuese M.Sh.P.K., cila ka ndërtuar pallatin ku gjendet edhe apartamenti me sipërfaqe 170 m2 dhe garazhi 22 m2, të blera prej babait të subjektit të rivlerësimit. /Mimoza Ibra