osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pse në Shqipëri “po importohen” vrasësit me pagesë nga jashtë?!

Pse në Shqipëri “po importohen” vrasësit me pagesë nga jashtë?!

Një grup prej 6 personash kishin udhëtuar nga Britania për të ekzekutuar biznesmenin Ardian Nikulaj në Shëngjin më 19 prill.

Portugezi Ruben Saravia, i cili dyshohet se është edhe ekzekutori ka qëndruar që prej 14 shkurtit kur mbërriti në Shqipëri përmes aeroportit të Rinasit deri më 19 prill, ditën e ngjarjes në një banesë përdhese në Kakarriq të Lezhës.

Por ky nuk është rasti i vetëm kur në Shqipëri kanë ndodhur ekzekutive nga vrasës me pagesë “të importuar” nga vendet e huaja.

Më 27 maj 2015, në ditën që Tirana ishte e blinduar nga policia për vizitën e Presidentit serb, në krahun tjetër të bulevardit, në afërsi të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Salvatore Letizia e Besnik Sulku sulmuan me armë automjetin që lëvizte Mentor Lufi dhe Gerti Goxhaj.

Të shtënat ishin fatale për viktimat, por edhe për ideatorin e atentatit Sulku, i cili u qëllua për vdekje nga nipërit e viktimave.

Veç ngjarjes së rëndë që kishte si motiv hakmarrjen, ajo që bëri përshtypje ishte italiani Letizzia, i cili u arrestua pak minuta më pas. Sipas mediave italiane, Letizia përshkruhej si një vrasës gjakftohtë, ndërsa ishte pjesë e klaneve të Camorras duke u bërë i pari vrasës që kontraktohej në eliminimin e shqiptarëve. Por emri i Letizzias, i cili u dënua me burgim të përjetshëm shumë shpejt u zëvendësua nga një tjetër vrasës me pagesë kësaj herë ish-pjesë e Forcave Speciale Greke.

29 janarit 2018, Efthimio Efthimiu u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Devi Kasmit, pak larg nga banesa e tij në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë.

Veç vrasjes së Kasmit u dyshua se dy vite më parë ish-pjesëtari i Forcave Special qëlloi me snajper dhe ndaj Nelgert Patës. Për ngjarjen në rrugën e Kavajës 34-vjeçari shpëtoi, por u vra pak kohë më pas në afërsi të qytetit të Fierit ngjarje e cila vijon të jetë pa autor.

Pas viteve 2011, në Shqipëri ka patur një sofistikim të vrasësve me pagesë. Kategoria më problematike janë “vrasësit profesionistë”. Kjo kategori vrasësish po merr gradualisht trajta organizative në formën e një rrjeti kriminal, ku struktura e “ndërmjetësve” duket se është struktura më e organizuar.

Ka një rritje të bashkëpunimit midis bizneseve dhe vrasësve me pagesë, këta të fundit, përdoren nga bizneset për çështje sigurie apo për të asgjësuar konkurrentët e tyre. Në kategorinë e “vrasësve profesionistë” hyjnë dy grupe vrasësish: “lëvizës” (ata të cilët janë rezidentë në një prej shteteve të BE-së) dhe “rezidentë” ata që janë kthyer në Shqipëri.

Vërehet një qasje e re e strukturave kriminale të ndryshme që po rekrutojnë adoleshentë, të cilët i përgatisin për të kryer vrasje.

Të rinjtë e rekrutuar vijnë nga familje me anëtarë të përfshirë në veprimtari kriminale të mëparshme ose janë të rinj që vuajnë dënime për vepra si vjedhje apo grabitje.

Këta të rinj krijojnë lidhje me eksponentë të njohur të krimit në burgje, dhe përdoren më pas për kërcënime dhe vrasje.