osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pse ma bëre këtë?! Xhelal Mziu padroni i PD-së dhe i Lulzim Bashës!

Pse ma bëre këtë?! Xhelal Mziu padroni i PD-së dhe i Lulzim Bashës!

Nga Anri Bala

Bathorja e ndërtuar nga Sali Berisha dhe e legalizuar nga Edi Rama, është si hidrocentralet që na la komunizmi, e që mbajnë në këmbë ekonominë e vendit! Ndaj sot, Lulzim Basha, dështoi! Sali Berisha e dinte mirë, se i duhej një klasë, që nuk do të ishte kurrë e kënaqur me një memorie të fortë, për kohët e vështira dhe besnike deri në vdekje… për zakon.

Si strateg i vjetër, për vënien në jetë të mësimeve të partisë, ai planifikoi që të formatonte një shtresë të re fshataro-qytetare, e cila me kalimin e viteve dhe për shumë arsye të kohës, lëvizjes, migrimit dhe dëshirës pë tu barazuar me zonat fqinje, i’a ariti qëllimit. Por, ata të vetmen gjë që mbajnë mend nga tranzicioni, është bamirësi, që nuk i pengoi, por i stimuloi me të gjitha mënyrat, që të “rrethonin” Tiranën.  Kjo është zemra, që i’u la Berisha protestave në Tiranë. Tironsit janë tolerant, ndaj sa herë proteston Luli, i’a lënë Bathores Tiranën dhe vetë, marrin rrugët e “relaksit”!

Por kjo pasuri, ky hidrocentral, sot ka zot dhe ai dihet nga të gjithë, se është kryetari i Bashkisë, Xhelal Mziu.

Nuk e di, nëse kishit nge apo ishit duke pushuar për shtatë palë qejfe në këtë ditë të bukur pranvere, por ama, nëse je socialist, nëse je LSI-ist, nëse je PD-ist, apo ballist, një gjë duhet ta kesh vënë re: Talljen që i bëri Xhelal Mziu, Lulzim Bashës. Në fakt nuk ishte tallje, por hakmarrje, sepse Lulzim Basha ngaqë rri duke qeshur, edhe sikur ta tallësh apo injorosh, përsëri do të qesh, bile më shumë, se sa kur e nderon dhe e respekton.

Sot, Xhelali mori hak si burrat, duke i treguar Lulzim Bashës, se kush ishte ai dhe kush ishte Xhelali. Kjo u pa në protestën e sotme, nga më qesharaket, ku as militantët e Bathores nuk kishin pranuar të vinin, megjithëse autobuzat i kishin falas.

Pas konfliktit për klubin e futbollit të Kamzës, ku Lulzim Basha donte, që Kamza të pranonte rënien nga kategoria, në mënyrë që Vllaznia e Voltanës të qëndronte në “Superiore”, jo për sportdashësit shkodran, por për përfitime politike të Ademit dhe Bashës, që u ka shkuar reputacioni në pikën zero, marrëdheniet midis hallexhiut Lulzim dhe kryetarit të intimiduar kamzali… kanë ndryshuar.

Xhelali nuk pranoi kurrë, që të përdorej nga Basha dhe denoncoi disa herë manovrat, që po bëheshin në kurriz të “Sport Klub Kamzës”, për t’i ndërruar vendin me Vllazninë. Kur Basha e pa që nuk i’a arriti qëllimit, u tërhoq dhe i kërkoi Mziut, që të mos harronte protestën, por Xhelali nuk i iku inati dhe e sfidoi në heshtje, duke mos i kërkuar askujt që të shkonte në protestë, jashtë bindjeve politike. Por, të gjithë ato që nuk e dinë, duhet ta kenë mësuar sot: “Shqipëria në Protestë” e Lulzim Bashës, është Bathorja në protestë e Xhelal Mziut, për t’i ndërruar imazhin Lul Bashës. Ndërsa Lulit do i duhet t’i lutet:  Mos ma bëjë këtë!

Sot, Lulzim Basha mori një mësim të mirë nga Xhelali dhe nëse vazhdon gjatë përplasja, Luli nuk do mbledhi dot në shesh as deputetët e tij dhe të aleatëve! Kush do, duhet të kuptoi, se opozitarizmi i tipit Lulzim Basha me militantë borxh ka dështuar, për sa kohë do të kemi një kryetar opozite, që shpresën e mban nga rrethimi i qytetit!/Ekskluzive.al