Lulzim Basha është çuni i padeklaruar i Fahri Balliut. Ka një borxh të madh, në fakt Fahri Balliu ndaj Lulzim Bashës. I bëri çunin deputet pa asnjë kontribut. Një njeri me nivel nën atë mesatar, sot është deputeti i Parlamentit shqiptar.
Në fakt duhet thënë se edhe Lulzim Basha është çuni i Fahriut, sepse prej disa kohësh, apo duke thënë që ditën e parë që Lulzim Basha ka shkuar në krye të PD –së, ka pasur mbështetjen e palëkundur të Fahriut, i cili ka qenë edhe inspiruesi kryesor i koalicionit pas zgjedhjeve të vitit 2017, PD-LSI.
Fahriu njihet si ish-bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, një punonjës i strukturave të SHIK-ut, të Bashkim Gazidedes. Është një nga miqtë e ngushtë të ish-ministrit të diktaturës Hekuran Isai.
Një fytyrë thuajse e urryer, një njeri ndoshta pa personalitet dhe një personazh kompleks totalisht klientelist, i cili mund të quhet “babai” i Lulzim Bashës,
Janë të gjitha argumentet jo vetëm fakti, se Lulzimin e ka djalë, se djalin më të vogël ia bëri deputet, por edhe për faktin se Luli e dëgjon Fahriun.
E dëgjon edhe për të bërë koalicion me LSI-në, e dëgjon edhe për linjën politike në Partinë Demokratike, duke vënë kryetar të PD –së në Korçë, Andrea Manon.
E dëgjon për të vënë një kandidat për kryetar Bashkie në Pogradec, apo e dëgjon për të emëruar kryetarin e PD –së, në Durrës. Për gjithçka e dëgjon Lulzimi, Fahriun.
E dëgjon sikur ta ketë një “baba” shpirtëror, sikur Fahriu të ishte fanari i tij ndriçues, ashtu sikundër ka qenë Hekuran Isai dhe diktatorët Enver Hoxha e Ramiz Alia për Fahriun. Kështu është nuk ka asnjë dyshim.
Fahriu është babai i Lulit, jo vetëm për argumentet që thamë më lart, por dhe për sjelljen dhe mbrojtjen që i bën ai në opinionin publik. A thua se Fahriut i digjet barku për ndokënd në qarkullim, në qoftë se ai s’ka interesa.
Për Lulin i digjet shumë, sepse e ka djalin e tij politik./CNA.al