Mbase asnjëherë nuk ju ka rënë rasti ta lexoni diku, por është interesant fakti që në filmin “Tinguj lu fte” babai dhe djali në film kanë të njëjtën marrëdhënie edhe në jetë. Nardi, djali pasanik që i bie violinës është edhe në të vërtetë i biri i të madhit Sulejman Pitarka. Atë e bir në film e po ashtu edhe në jetë.
Ai quhet Rubin dhe jeton prej shumë vitesh në Amerikë. E dimë që më për zemër keni Bardhin, protagonistin që e thyen violinën padashje e që dhunohet nga pronari, por edhe Nardi, pra Rubini është personazh interesant e për më tepër mbart këtë sekret të lezetshëm.
“Tinguj lu fte” është një ndër filmat më të mirë shqiptarë për fëmijë. Xhanfise Keko është regjisorja e mrekullueshme që i ka dhënë jetë këtij filmi. Ajo është person që ka punuar me mjeshtëri dhe ka arritur të bindë aktorin e madh Sulejman Pitarken për të luajtur me djalin e tij./Aktoret.com/