osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Pse ky mall i PD-së për të rehabilituar renegatët?!”

“Pse ky mall i PD-së për të rehabilituar renegatët?!”

 Mund të jesh shkrimtar i shquar dhe të kesh meritën themeltare për shkollat e hapura në Kosovë, por kjo nuk e pengoi të jetë njeriu më i besuar i pushtuesve italianë në Tiranë dhe njeriu që vendoste për fatin e shqiptarëve në pushtimin gjerman të Romës.

Bedri Islami

Ka qenë që në fillimet e saj një mall i papërmbajtur për të rehabilituar këdo dhe kudo, e mjaftueshme për të rendur në një udhë të çuditshme, megjithëse që larg dukej se nuk kishte të bënte aspak me vendin dhe me rrugën nga ftonin njerëzit të shkonin.

Në përfundim të njërit nga mitingjet e para të fillim vitit 1991, në qytetin tim të lindjes, në Shkodër, takimi vazhdoi në një sallë të madhe, e cila kishte qenë më parë kishë dhe, po ashtu është përsëri.

Mes pyetjeve të shumta që u bënë nga salla, kishte filluar “bashkëbisedimi”, në të cilin, kush ishte në tribunë ndjehej mbret dhe kush qëndronte në sallë, me të drejtë mendonte se po vinte një kohë tjetër, kur Doktorit, si e thirrnin asaj kohe dhe atyre që e shoqëronin iu bënë dy pyetje.

Njëra ishte për një figurë të njohur në Malësinë e Veriut, i cili për shumë vite kishte qenë në strukturat më të larta të njësive SS gjermane dhe që kishte mbi vete disa ngjarje të mëdha. Shumë nga të cilat ishin të dhimbshme apo ashtu mendoja se kishte qenë.

Përgjigja e Doktorit ishte e rrufeshme: Një njeri i mrekullueshëm. Patriot i madh. E thashë edhe atje kur më pyetën.

Pyetja tjetër ishte, po ashtu, për komandantin e xhandarmërisë, pikërisht në vitet e pushtimit gjerman.

Për të parin kisha dëgjuar shumë pak; ne i takonim një kohe kur e vërteta mund të ishte edhe ndryshe, mbështjellë me mjegullën e saj misterioze.

Për të dytin kisha dëgjuar jashtëzakonisht shumë. Në një mënyrë ose në një tjetër jeta e familjes së nënës sime ishte e lidhur edhe me këtë emër. Në një ditë gushti të vitit 1944 ai kishte arrestuar katër vetë ; gjyshin tim, të vëllain dhe dy kushërinj të parë, me shkakun e vetëm se ishin të afërmit e një djali të ri të vrarë në Mirditë. Pastaj i kishte dorëzuar tek gjermanët, pastaj drejt kampit të përqendrimit në Prishtinë, ku nuk kishin arritur të gjithë, pasi njërin e kishin pushkatuar që në Kukës.

Dija se në prag të internimit të 104 shkodranëve për në kampin e përqendrimit, Qarkori i lëvizjes çlirimtare të kohës, që drejtohej nga Riza Dani dhe Arif Gjyli, i pari mik i tij dhe i dyti me lidhje farefisnore, i kishin thënë që të mos i dërgonte djemtë e vajzat në një kamp përqendrimi dhe i garantonin jetën e pasurinë, pavarësisht se çfarë kishte bërë. Ai i nisi drejt vdekjes dhe atje u vranë 104 vetë. Mes tyre edhe Gjikë Kuqali, Hero i Popullit.

E dija se ky njeri, kur kishte zënë të plagosur dy partizanë të rinj, më i moshuari 21 vjeçar, i kishte nxjerrë para togës së pushkatimit, në mesin e qytetit dhe, pas ekzekutimit, duke e parë se ishin ende në jetë, kishte urdhëruar t’ua mbyllnin gojën me llaçin e një godine që po ngrihej aty pranë dhe se, kur të jepnin shpirt ta lajmëronin.

I dija, ashtu si e di tani se për të, komandantin e xhandarmërisë, ka një përmendore dhe Berisha i ka dhënë titullin më të lartë, ndërsa përmendorja e dy partizanëve të rinj, të vrarë në pragun e çlirimit, është zhdukur dhe aty është një kafene.

Asaj pasdite, si ndodh rëndom, Berisha u përgjigj se ky kishte qenë figurë e madhe demokrate, se kishte luftuar kundër komunizmit dhe PD-ja e tij, që u bë vërtet pronë e tij, do e respektojë.

Pata menduar se e gjithë kjo është një fillesë e grumbullimit të votave dhe se nuk ka mundësi që një njeri human, për më tepër mjek zemre, i ardhur nga elita e përkëdhelur komuniste, i lexuar, të kishte në mendje përbindëshi të tillë.

Në fakt, e gjitha u bë një lajtmotiv politik i PD-së, që, sa më shumë shkonte koha, aq më tepër u bë vijë dominuese politike dhe mori të drejtën e përshtatshmërisë.

***

Në 27 vite jetë politike e gjithë filozofia e shqupasve të sotëm është përmbledhur në një lëvizje përfshirëse të të gjithë atyre që, qoftë para çlirimit, qoftë pas tij, me armë apo me veprime të tjera, u bënë në një ballë kundër lëvizjes çlirimtare e, më pas, kundër qeverisë së kohës, edhe kur askush nuk e dinte se cili do të ishte programi dhe përbërja e saj; edhe kur gjithçka ishte e qartë se do të kishte një diktaturë të proletariatit; edhe kur perceptimi i krahinave veriore si zona bajraktare të vëna nën licencën e disa krerëve, të cilët, në shumicë ishin të gatshëm të lëviznin nga Zogu tek Musolini dhe nga Merlika tek Fitztumi.

Ndoshta nuk është e rastësishme që vrulli për të bërë rehabilitim politik dhe financiar të pazakontë erdhi pas vizitës së parë të Berishës në SHBA, dhe në kthim ku pati takime të zgjatura me të larguar, të quajtur nacionalistë, shumë nga të cilët kishin qenë kundërshtarë me armë të lëvizjes nacionalçlirimtare dhe, pas një qëndrimi të shkurtër në Zvicër, ku mes të tjerave do të takohej edhe me emisarë të lartë të politikës serbe. Nëse takimet me njerëzit e larguar të ballit e të Legalitetit në SHBA në shumicë ishin të hapura, në Zvicër, me emisarët serbë, ishin të mbyllura.

Është pak e vështirë e harrueshme thirrja e parë e një personaliteti t letrave shqipe sapo zbriti në Shqipëri, Arshi Pipa, me thirrjen për shfarosjen e komunistëve dhe, kur, pas kësaj thirrje PD-ja humbi në zgjedhjet e para lokale, viti 1992, u zemëruan me eruditin e njohur, i cili nuk kishte bërë asgjë tjetër, veçse kishte thënë me zë të lartë atë mesazh që u kishte dhënë edhe në SHBA dhe për të cilin kishin qenë të një mendje.

Të dyja palët u dukën se e kishin prerë në besë njëri tjetrin. Berishistët se të tjerët ua kishin thënë me zë të lartë se çfarë u kishin mësuar dhe, të larguarit se marrëveshja e paheshtur, kur kishte marrë zë, ishte anatemuar.

Ishte anatemuar, por kishte vazhduar njëkohësisht. Njëri ndër “kapedanët” markgjonmarkaj, sapo kishte ardhur në Shqipëri dhe kishte marrë dekoratën e lartë nga presidenti i kohës, pa asnjë loj droje deklaroi se ishte ai, pikërisht ai, që kishte urdhëruar vrasjen e Mësueseve të Mirditës, e Cucës së maleve, Dilicës, që kishte lidhur gjyshen e verbër të saj, që kishte vrarë mësuesit, mes tyre Ndrec Ndue Gjokën dhe tundte në gjoks dekoratën e sapo dhënë nga presidenti.

Në vitet e dy presidentëve, Berisha –Nishani, sidomos këtij kaqolit të fundit, nuk mbeti bandit pa u dekoruar. Që nga Isa Manastirliu dhe deri tek Hamit Matjani. U dekoruan edhe bashibozukët dibranë, që u prinë forcave të tyre për të zhbërë Vlorën dhe që kur morën vrapin, për hakmarrje vranë edhe Qazim Koculin në zyrën e tij.

Ndërsa dy Hysnitë, Kapo dhe Lepenica, bënin marrëveshje për një luftë të përbashkët, dhe e filluan këtë luftë, banditët e dërguar si Isa Toska e të tjerë vrapuan të digjnin. Ali Këlcyra bënte marrëveshje me Dalmacon, hierarkun e lartë fashist dhe thërriste në ndihmë forcat pushtuese për t’i rënë pas krahëve partizanëve të Skraparit; pa hyrë më tej tek Bektash Cakrani, frymëzuesi i masakrës së 4 shkurtit të vënë në jetë nga Xhafer Deva.

Të gjitha këto figura të njohura kolaboracioniste janë të dekoruara nga dy ish presidentët, sepse e quanin vlerësimin, jo vetëm mall të babait, por linjë politike përmbysëse.

Në muajt e fundit Nishani e teproi aq shumë, sa që edhe të vetëve u vinte turp. Duhet të kesh faqe që të skuqesh.

Në ditët e fundit, edhe një Palokë, nga vija e parë e PD-së, bëri thirrje që ka ardhur koha të mos shikojmë më nga Esad Toptani, por të shohim nga Edi Rama.

Është në natyrën e tij, por edhe zmbrapsja e tij është në natyrën pëdëiste.

Unë i kuptoj pinjollët dhe vazhduesit e fiseve të figurave kolaboracioniste dhe e di mirëfilli se asnjëri prej tyre nuk është i fajshëm, edhe kur kërkon rehabilitimin e ndryshimin e historisë. I kuptoj Merlikët, por për Mustafa Krujën kanë shkruar bashkëvuajtësit e tij: mund të jesh albanalog i njohur, por kjo nuk e pengoi të jetë kryeministër kuisling. Mund të jesh shkrimtar i shquar dhe të kesh meritën themeltare për shkollat e hapura në Kosovë, por kjo nuk e pengoi të jetë njeriu më i besuar i pushtuesve italianë në Tiranë dhe njeriu që vendoste për fatin e shqiptarëve në pushtimin gjerman të Romës.

PD-ja nuk e bën këtë se nuk e di rrjedhën e historisë.

E bën , sepse, në fillimet e saj, disa nga liderët e njohur, në turravrapin drejt pushtetit, gëlltitën atë dreq çorbe të prishur dhe nuk e nxjerrin dot as sot. Ua lënë vazhdim të tjerëve, që, pa e ditur thellësinë “ e çorbës” mendojnë se çdo antikomunist është demokrat, edhe pse mund të ketë qenë fashist apo nazist i dorës së parë.