osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pse Irfani ndërhyri për të shpëtuar nga burgu mashtruesen hipnotizuese Olesia Duka?! Dentistja zhvati biznesmenët: Kur i kërkonin lekët, ajo u jepte…

Pse Irfani ndërhyri për të shpëtuar nga burgu mashtruesen hipnotizuese Olesia Duka?! Dentistja zhvati biznesmenët: Kur i kërkonin lekët, ajo u jepte…

Prapaskena mëson se biznesmeni grabiqar Irfan Hysenbelliu, i kallëzuar në prokurori për vjedhje masive të shtetit, evazion fiskal, shkelje të ndryshme dhe detyrime të akumuluara ndaj shtetit me vlerë 1.7 milionë euro, ka lidhje të forta me një prej mashtrueseve më famëkeqe dhe hipnotizuese në Shqipëri.

Bëhet fjalë për dentisten Olesia Duka, e dënuar me 10 vite burg për mashtrim me shuma të mëdha. Madje prokurori i çështjes Madrid Kullolli, kërkoi 15 vite burg për stomatologen e transformuar në mashtruese të bujshme, por gjykata e dënoi me 10 vite burg.

Menjëherë pasi policia dhe prokuroria kapën Olesia Dukën në vitin 2018, në lëvizje është vënë Irfan Hysenbelliu, i cili përveçse zhvatës i pasurive publike, njihet edhe si sekser që lëviz nëpër zyrat e shtetit dhe ato private.
Irfani është prezantuar si njeri i afërt dhe me lidhje familjare me mashtrueses me damkë, duke kontraktuar fillimisht avokatë dhe më pas segmente të drejtësisë, me qëllim për ta shpëtuar Olesia Dukën.

Fania nuk arriti ta shpëtonte nga burgu, por ndoshta ka ndikuar që mashtruesja të merrte një dënim më të butë.
Olesia Duka arrestua në vitin 2018 dhe u lirua nga burgu në prill të vitit 2022 për sjellje të mirë. Ajo doli nga qelia për 4 vite.

Sipas Prokurorisë së Durrësit, Olesia Duka ka mashtruar 14 persona, shumica biznesmenë, duke u marrë mbi 3 milionë euro.
Prapaskena ka parë dosjen e plotë. Ka dyshime të forta se Olesia Duka ka mashtruar një numër shumë më të madh, duke u marrë miliarda lekë.

Shumica e tyre nuk e kanë denoncuar për dy arsye.

Së pari, Olesia Duka, për t’i zbutur dhe përzënë pa u dhënë paratë, u ofronte seks disa prej biznesmenëve, ku këta të fundit ikin me shpresë se do t’i merrnin paratë herën tjetër.

Sipas dosjes, kur ata kërkonin paratë me këmbëngulje dhe nervozoheshin, Duka u ofronte seks dhe kështu ata largoheshin për njëfarë kohe.

Prapaskena do të publikojë në vijim emrat e të gjithë biznesmenëve që Olesia Duka i ka ‘zbutur’ në shtrat, gjithnjë bazuar në dosjen voluminoze dhe përgjimet.

Së dyti, disa prej atyre që i jepnin para borxh Olesia Dukës, nuk i justifikonin shumat e mëdha të parave.

Nuk dihet se ku i ka çuar paratë Olesia Duka dhe pse Irfan Hysenbelliu ishte kaq i shqetësuar për fatin e saj.

Hetimet kanë zbardhur se Olesia Duka prezantohej si administrator e subjektit “Shëndeti” shpk me profesion mjeke që kishte në pronësi disa klinika dentare me anë të të cilave, fitonte shumë para dhe i duhej valutë në euro me qëllim blerje materialesh.

Për t’u dukur si një biznesmene e sigurt, Duka mbante të punësuar dhe dy shoferë.
Duka prezantohej si një biznesmene shumë e suksesshme dhe person që ka lidhje të forta politike dhe njohje të mëdha në fushën e biznesit, ku me të ardhurat që fitonte sponsorizonte aktivitetet bamirësie për shtresat në nevojë dhe fëmijët në nevojë.

Për të arritur qëllimet e saj s’qaron prokuroria e Durrësit, Olesia Duka, kishte aktivizuar një rrjet të tërë informimi me anë të medias dhe rrejteve sociale, reklamave në automjete, si dhe me anë të reklamave të vendosura nëpër Tiranë.

Nga të dhënat e mbledhura në funksion të hetimeve ka rezultuar e provuar se Olesia Duka për gjatë periudhës nga viti 2015 deri në fund të vitit 2017 ka mashtruar një numër të konsiderueshëm personash, duke ju marrë atyre nëpërmjet mashtrimit shuma të konsiderueshme parash.