osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pse hesht prokuroria për ish policin Flamur Gjuzi, ish kreu i ALUIZN-it të Durrësit që mori lekët për 3200 dosje legalizimi,e asnjë s’regjistroi.

Pse hesht prokuroria për ish policin Flamur Gjuzi, ish kreu i ALUIZN-it të Durrësit që mori lekët për 3200 dosje legalizimi,e asnjë s’regjistroi.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi i kanë zgjedhur gjithnjë si me “dorë” të gjithë drejtorët që kanë vënë në kuadër të marrëveshjes me PS gjatë qeverisjes katër vjeçare nga viti 2013 deri më 2017. Të gjithë me parametra të lartë hajdutërie, dhe “sentiment” të lartë të përvetësimit të parave të shtetit dhe masakrimit të qytetarëve.

Aq sa dhe një letër të thjeshtë nuk ta lëshonin asnjë prej drejtorëve të LSI pa paguar. Ka qënë bërë normë: Paguan që të marrësh shërbimin. Pasi dhe tarifa e lartë e vënë nga ana e Metës dhe Monës për të dorëzuar në arkën e tyre familjare, LSI është pronë e patundshme e familjes presidencialo-opozitare, bënte që përpjekja e këtyre drejtorëve dhe ministrave të LSI të ishte dyfish për të vjedhur e grabitur qytetarët. Për të paguar “tarifën” te Meta e Mona por dhe për të nxjerrë ndonjë lek për vete. Se kush e pësonte dihej, buxheti i shtetit dhe qytetarët. Mjafton vetëm një minimum vullneti i prokurorisë për të hetuar dhe dosjet e këtyre drejtorëve dhe ministrave të LSI janë gati, të gjithë përfundojnë në burg. Jo vetëm se kanë marrë lekë për punët që kanë kryer dhe në shërbim të qytetarëve, por kanë marrë lekët dhe në shumicën e rasteve nuk kanë kryer as punë. I tillë është dhe ish kandidati për deputet dhe ish Drejtori i ALUIZNI­t për qarkun e Durrësit Flamur Gjuzi. I cili e ka bërë lëmsh tërë Durrësin. Pasi ka marrë lekët nga nevojtarët për të legalizuar 3200 ndërtime dhe dosje sipas kërkesës, dhe asnjë prej tyre nuk ka regjistruar si të legalizuar. Ka një përballje të qytetarëve që kanë hedhur lekët ndërsa nuk kanë shtëpinë e tyre për legalizim. Pasi duheshin shumë firma për të përfunduar legalizimin, ndërkohë që Gjuzi ka marrë lekët të gjitha vetë dhe s’ka legalizuar asgjë. Çka mund të sjellë një skandal të jashtëzakonshëm për ALUIZNI-in e Durrësit dhe për vetë ish drejtorin ish kandidat të LSI Flamur Gjuzi. I cili në të vërtetë paratë, pjesën më të madhe i ka dërguar tek Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi në vilën e tyre në Lalz.

Ndërkohë që qytetarët tashmë janë përballë faktit të grabitjes së hapur. Prokuroria duhet të ndërhyjë menjëherë dhe ta procedojë penalisht ish kandidatin e LSI për deputet që ka marrë miliona lekë për legalizime të pakryera. Janë 3200 dosje të tilla, ku janë paguar lekët dhe janë zhdukur në xhepat e thellë të Gjuzit dhe Mona-Likes, ndërsa qytetarët vërtitën në kërkim të së drejtës. Dhe Gjuzi nuk e ka për herë të parë. Ai ka legalizuar dhe pallate që nuk janë ngritur fare dhe ka marrë lekët e i ka çuar te Meta dhe një pjesë i ka mbajtur vetë. Pra kandidati për deputet i Metës ka bërë dhe legalizimin e  një pallati që nuk ekziston fare, por që do të ndërtohet në të ardhmen. Dhe dhënia e lejes së legalizimit ka shërbyer në shumë raste, si një leje ndërtimi për një objekt të caktuar, pasi është cilësuar e zgjidhur çështja e pronës me pronarin e vërtetë.

Një shkresë me firmë dhe vulë nga ALUIZNI i Durrësit ishte një “kartabiankë” ligjore për secilin këshill bashkiak për të imponuar një leje ndërtimi. Këto ka bërë ish-kreu i ALUIZNI-it në Durrës Flamur Gjuzi, ish kandidati për deputet i LSI për këtë qark. I cili i ka të gjitha ato që mund të ketë një njeri i lidhur me të gjithë fijet e krimit ekonomik e politik në Shqipëri. Flamur Gjuzi është një abuzues me pushtetin, një njeri që është vënë në shënjestrën e njerëzve të krimit, pasi ka bashkëpunuar me ta dhe i ka mashtruar, i plagosur nga njerëzit e mashtruar dhe që tashmë kërkon imunitet politik për të shpëtuar veten nga burgu dhe nga vrasja. Me një të kaluar të errët, i lidhur me biznese të fëlliqura prostitucioni, i implikuar në këto biznese si oficer i trafikimimit të drogës dhe qenieve njerëzore. Për këtë çështje edhe është përballur me drejtësinë vite më parë.

Plagosja për maskarallëqet dhe fshehja e krimit

Por abuzimet me pushtetin kanë bërë që të plasin sherret, konfliktet dhe Flamur Gjuzi ka bërë që të jetë në qendër të goditjes së të dëmtuarve. Të cilët nuk e falin tjetërsimin e pronës për përfitime nga ana e ish kandidatit për deputet të LSI. Dhe jo më larg se në shtatorin e vitit 2016, Flamur Gjuzi qëllohet me armë zjarri duke u plagosur në këmbë në një lokal në Durrës. Atëherë u akuzua fort policia nga PD se po e mbante të fshehtë këtë plagosje, u akuzua Saimir Tahiri, asokohe Ministër i Brendshëm, dhe që gjithnjë ka qënë nën goditjen e Metës, Kokës dhe gjithë bandës së krimit në LSI. Asokohe u deklarua se pas kësaj plagosjeje fshihen pazaret e pista të legalizimeve nga ana e Flamur Gjuzit.

Ish kandidati për deputet, ish- drejtori i ALUIZNI-t në Durrës Flamur Gjuzi u plagos në këmbë, në bar kafe “Cafetino”, nga një shtetas me inicialet G.XH. Ngjarja që ka ndodhur për pazare legalizimesh, dhe ka pasë tentativë për ta trajtuar sikur është qëlluar në ajër. Mediat u bllokuan ta japin si lajm, për shkak të pagesave të forta nga Meta dhe klani mafioz i Durrësit. Ndërkohë që pas mjekimit në spital të plagëve të marra nga atentati në lokal, i menjehershem ka qene reagimi i Flamur Gjuzit. Ai ka thënë atëherë se është në zyrë, duke u shërbyer qytetarëve dhe lajmi i shpërndarë nga mediat dhe PD është i rremë. Madje Gjuzi nuk bëri as kallëzim në polici apo prokurori, duke tentuar që problemet të zgjidhen siç zgjidhen mes bandave, jashtë sferës së ligjit. Mungesën e ankimimit e ka konfirmuar dhe policia e Durrësit e cila asokohe ka nënvizuar se nuk disponon asnjë denoncim apo kallëzim mbi plagosjen e shtetasit Flamur Gjuzi.

Historia e legalizimeve të ndërtimeve dhe objekteve në qarkun e Durrësit nga Flamur Gjuzi ka vijuar për 3 vjet e gjysëm duke pajisur me certifikata pronësie në kundërshtim me ligjin qindra e qindra vetë. Për këtë arësye, meqë e kishte kryer mirë “detyrën” për të abuzuar me pushtetin në favor të Metës, LSI-së dhe klientelës së saj, Flamur Gjuzi, i cili drejtoi zyrën e ALUIZNI-t në Durrës, u kandidua nga “baza” e kësaj partie për deputet në Kuvendin e Shqipërisë më 25 qershor 2017.

Ish-polici Gjuzi, i mbështetur fort dhe në mënyrë të posaçme nga Kryetarja aktuale e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila u shfaq në krah të tij në fshatin Xhafzotaj të komunës Rrashbull. Kryemadhi tha asokohe se puna e bërë nga Gjuzi në krye të ALUIZNI-t ka bërë diferencën nga të gjithë drejtuesit e mëparshëm, në sajë të punës së të cilit janë pëfituar leje legalizimi në të gjithë qarkun, duke bërë pronar rreth 30 mijë familje durrsake.

Monika Kryemadhi theksoi se njerëz që bëjnë punë të tilla pikërisht si Gjuzi, janë ata që duhet të votohen më 25 qershor. Ndërkohë, njësia administrative e Rrashbullit ka qenë një nga zonat me numrin më të madh të ndërtimeve pa leje në Durrës, të legalizuara nga institucioni i drejtuar më parë nga Flamur Gjuzi. Pikërisht këtu është bërë nami, ndërkohë që ish kandidati i LSI për deputet Flamur Gjuzi vijon të jetë shënjestra e njerëzve të dëmtuar nga legalizimet e tij të paligjshme. Në këtë këndvështrim LSI, e ka gjetur zgjidhjen: I rrihen apo plagosen njerëzit e saj që janë të lidhur me krimin për abuzimet që kanë bërë, dhunë që ushtrohet nga viktimat e këtij korrupsioni, dhe direkt u jep mburojë politike, duke akuzuar politikisht. Mbron politikisht krimin. Por situata qënka më e vështirë se mendohej, ish kandidati i Monës nuk paska legalizuar 3200 objekte, ka marrë vetëm lekët. Dhe nuk përjashtohet të jetë në qendër të goditjes së njerzve të dëmtuar. Që s’ia falin faktin që jo vetëm u ka marrë lekët, shuma të mëdha, por s’ka krye asnjë punë dhe objektet i kanë të palegalizuara./Pamfleti.com