osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pse gjyqtarët po e zvarrisin gjyqin për vulën e PD?! Kjo është kleçka që i druhet PS-ja për të kërkuar hapjen e dosjes së Ilir Metës

Pse gjyqtarët po e zvarrisin gjyqin për vulën e PD?! Kjo është kleçka që i druhet PS-ja për të kërkuar hapjen e dosjes së Ilir Metës

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ka komentuar situatën politike në vend dhe jovetëm. Gjatë një interviste për gazetën “Sot”, zoti Klosi ka treguara arsyen që i druhet Partia Socialiste dhe nuk kërkon hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metës.

Ndërkohë i ndalur tek ish-kryeministri Sali Berisha, ish-kreu i SHISH thotë se kreu i “Foltores” ka livadhisur këto vite pasi ka pasur impakt mbi drejtësisë, ndërsa theksoi se ka ardhur koha që SPAK të zbardhë dosjet e bujshme ku është përfshirë kryefoltoristi.

-Zoti Klosi, besoni se për dosje si ajo e “21 janarit” dhe Gërdeci”, do të dalin përpara drejtësisë personat përgjegjës gjatë vitit tjetër që po vjen?

Shumë është folur për këto dosje, por unë shpresoj meqenëse se janë çështje të rëndësishme, por deri tani me çfarë ka ndodhur nuk besoj, por që uroj që gjërat të ndryshojnë dhe Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të vihet në lëvizje.

-Autoriteti i Dosjeve deklaroi pak javë më parë se nuk nis dot një hetim ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili thuhet se ka qenë pjesë e ish-sigurimit të shtetit pasi duhet që të bëhet një kallëzim. Mund ta bëjë Partia Socialiste një kallëzim duke qenë se i intereson hetimi i tij?

Ajo nismë u nis me shumë bujë në fakt dhe ata që e nisën njerëz të Partisë Socialiste ishin, kështu ata duhet që t’i parashikonin të gjitha hapat që duhet të kishin bërë. Ata që e nisin mbase e kuptojnë rrugës që gjërat nuk janë aq të lehta sa duken.

-Gjykata e Apelit i kaq shtyrë disa herë seancat për statutin e Partisë Demokratike, mendoni se duhet që të merret një vendim?

Sigurisht ai vendim duhet që të ishte dhënë. Unë mendoj se edhe gjyqtarët e kanë një mendim, por ata po e shtyjnë për probleme taktike. Aty nuk është se ka ndonjë hetim për t’u bërë, kanë ndodhur disa ngjarje të cilat dihen edhe janë të qartë si ndodhën dhe pse dhe nuk ka arsye pse shtyhet. Shtyrja mbase vjen nga ndonjë pasiguri jo e tyre personale, por pasiguri politike, mund të mendojnë pasojat që mund të vijnë nga mbrapa.

-Pak ditë më parë nga familja Haklaj është çuar në SPAK një kallëzim për ish-kryeministrin Sali Berisha. Mendoni se do të nis një hetim ndaj tij?

Deri tani Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit nuk i ka bërë detyrat e saj. Njerëzit prisnin shumë prej tij, natyrisht edhe si gjykatësit për çështjen e Partisë Demokratike si të gjithë njerëzit e drejtësisë duan të japin drejtësi, por kur ndjenë pasojat e kanë të vështirë. Por që duhet të guxojnë që ta thonë fjalën e tyre, kjo është e vërteta që mungon në Shqipëri, ata që duan të japin verdiktin e kanë pak me frikë.

-Keni një koment për qeverinë “Rama” dhe si ju është dukur puna e saj për këtë vit që po lëmë pas?

Unë them se i ka bërë detyrat e saj, aq sa mund të bëhet në një vend si ky që është i varfër dhe nuk i ka mundësi të mëdha financiare. Qëndrimet që ka mbajtur qeveria ndaj ngjarjeve të rëndësishme që kanë ndodhur që kanë kërkuar ndërhyrjen e saj unë them që kanë qenë pozitive.

-Po sa i përket tensioneve në veri të Kosovës. Keni një koment?

Ajo është një ngjarje e rëndë në fakt, serbët duan të tregojnë se ajo që ka ndodhur nuk pranohet prej tyre. Thelbi është që Republika e Kosovës për ta nuk ekziston, ata kanë zgjedhur këtë rrugë sepse është e vetmja rrugë që atyre i ka ngelur.

Kosova është shpallur e pavarur dhe njihet nga vende të rëndësishme dhe nga fuqitë më të mëdha të botës dhe serbët nuk duan ta pranojnë këtë gjë dhe duan të tregojnë se jemi edhe ne këtu. Ata e kanë thënë hapur se nuk e njohin Kosovën dhe do të jetë një konflikt që do të vazhdojë, vetëm nëse do të jenë fuqitë e mëdha që do ta detyrojnë Serbin që ta pranojë.