osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

“Pse fshiu videon?!”, dëshmitarja Sonila Meço rrëfen kronikën e vilës së luksit të Ilirit dhe Monikës në Gjirin e Lalëzit

“Pse fshiu videon?!”, dëshmitarja Sonila Meço rrëfen kronikën e vilës së luksit të Ilirit dhe Monikës në Gjirin e Lalëzit

Dëshmitarja e luksit të shfrenuar të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, për vilën e ngritur padrejtësisht me lekët e shqiptarëve, gazetarja Sonila Meço, e cila do të merret në pyetje kur të hetohen pauritë e Presidentit dhe zonjës së parë të LSI-së, ka folur mnbrëmjen e djeshme, pas shumë kohësh heshtje, për emisionin e saj të realizuar në ish-televizionin “Agon”.

Të gjithë e dimë, se kronika e plotë u fshi menjëherë dhe nuk gjendet gjëkundi edhe sot, nga frika e pronarëve se do të vinte kjo ditë, ku dhe Meta dhe Monika, por dhe gazetarja me stafin e saj që realizoi kronikën… do përgjigjen para drejtësisë, se çfarë i panë sytë në atë vilë dhe çfarë dokumentuan në kamera dhe pse u fshi materiali video?!

Gazetarja Sonila Meço ka pasur të ftuar në studio dhe Monika Kryemadhin, pronaren e vilës së Lalëzit, nga ku deklaroi se ka bërë shumë emisione në karrierën e saj, por nuk i tha shqiptarëve, se vilë të tillë nuk i kishin zënë sytë në asnjë cep të Shqipërisë dhe asnjë kronikë e realizuar prej saj, deri dje të paktën, nuk është fshirë, zhdukur pa lënë gjurmë!

Sonila Meço deklaroi para Kryemadhit dhe shqiptarëve në formë shfajësimi se:

“Kam bërë shumë programe përgjatë karrierës sime dhe bashkë kemi realizuar shumë intervista (I drejtohet Monika Kryemadhit). Dua t’i rikthehem një momenti, që e kam edhe sqarim për publikun.

Ne kemi realizuar një emision veror sëbashku dhe kam ardhur në vilën tuaj në Gjirin e Lalzit dhe në mënyrë krejt abuzive e shoh në portale të ndryshme si akuzë të ngritur ndaj meje.

E para sqaroj publikun se detyra e një gazetari është të informojë. Unë kam hyrë në vilën e Gjirit të Lalzit, jam gati nesër të hyj edhe në vilën e Surrelit të zotit Rama dhe në vilën e çdo politikani shqiptar për të treguar dhe dëshmuar.

Mund të hyj për një emision veror, për një investigim, mu hap dera në Gjirin e Lalzit.”, tha gazetarja.

Ama gazetarja harron se do të dëshmoj… por para drejtësisë kur ta pyesin se çfarë pa që i bëri përshtypje në atë vilë, të dokumentuar me video, që nuk u gjet më kurrë!/Ekskluzive.al