Marrëdhëniet mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe atij të Kosovës Albin Kurti nuk janë në momentin më të mirë, sidomos pasi Vetëvendosje kundërshtoi hapur dhe me protesta në Tiranë shembjen e Teatrit Kombëtar.
Rama tha se ndihet i lënduar me Kurtin, pasui ky i fundit gënjen. Por i pyetur rreth kësaj nga gazetarja Beti Njuma, Kurti u përgjigj shkurt.
Pjesë nga intervista:
Gazetarja: Pse kryeministri Rama ndihet i lënduar me ju. Thotë që ajo që më lëndon me Albin Kurtin është gënjeshtra. Me gënjeshtrën unë kam një problem shumë të madh. Gënjeshtra publike kur flasim për teatrin.
Kurti: Për besë nuk e di për çka e ka fjalën.