Nga Halil Matoshi
Bota myslimane (shumica) edhe pas agresionit të hapun rus kundër Ukrainës, po rreshtohet me Rusinë dhe kundër Perëndimit.
Përkrah autoritarizmit klerofashist e kundër liberaldemokracisë!
Rusia u duket ma afër koncepteve mesjetare e teokratike, kurse Perëndimi i emancupuet u shembëllen me djallin, që e ka braktisë parajsën për me e ndërtu nji jetë të mirëqenë në tokën e kësobotshme.
I vetdijshëm se toka e Hadit u përket të vdekunve.
Kështu 22 nga 30 shtete myslimane (me mbi 90% myslimanë) kanë votue kundër, ose kanë abstenu për pezullimin e Rusisë nga Këshilli për të drejtat e njeriut të Asamblesë së Përgjithshme të OKB; vetëm dy shtete myslimane votuan kundër Rusisë: Libia dhe Turqia.
Kurse gjashtë shtete myslimane nuk kanë marrë pjesë në votim: Afganistani, Mauritania, Azerbeixhani, Morocco, Somalia dhe Turkmenistani.
P.S.
Të përkujtojmë se Serbia ka votu kundër Rusisë!!!