osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pse Berisha veshi sërish jelek antiplumb?

Pse Berisha veshi sërish jelek antiplumb?

Gazetari i kronikës Artan Hoxha në një postim në rrjetet sociale, ka  treguar se në dy daljet e fundit mediatike në Shkodër dhe Elbasan, ish-kryeministri Sali Berisha i është rikthyer veshjes së jelekut antiplumb.

Hoxha ngre dyshime se rritja e nivelit të sigurisë për Berishën ka ardhur si pasojë e marrjes së ndonjë kërcënimi me jetë, por nuk ka zbuluar detaje, duke e lënë këtë një pyetje pa përgjigje.

Më poshtë Artan Hoxha ka treguar dhe fotot ku Berisha sipas tij ka riveshur sërish jelekun antiplumb jo më larg se tri ditë më parë në Shkodër dhe ditën e sotme në Elbasan.

Postimi i plotë i Artan Hoxhës:

Kush e veshi me jelek antiplumb Sali Berishen…

Kisha shume kohe qe nuk e shihja ne publik, te veshur me jelekun e famshem antiplumb Sali Berishen!!!! Edhe pse ne fakt ai leviz gjithnje jashte Tiranes me eskorte dhe i shoqeruar mire nga njeres shume te besuar. Cfare rreziku ka ndjere politikani me i rendesishem i Shqiperise ne 28 vitet e fundit?!!! Kush e ka detyruar te vesh jelekun antiplumb edhe kur jep konferenca shtypi ne publik para gazetareve?!!! A kane dijeni Policia e Shtetit dhe sherbimet sekrete te vendit per kete rritje te ndjeshme te nivelit te sigurise nga ish-presidenti dhe ish-kryeministri i vendit?!!! Kush e ka kercenuar me jete Berishen?!!!!….

Ne fakt Berisha eshte historikisht shume i kujdesshem per veshjen e tij ne publik. Ndryshe nga veshja ekstravagante e kryeministrit Rama(me nallane, atlete te bardhe etj), Berisha vishet serioz, me kostum, por dhe kur nuk ka veshur kostum gjithnje ka xhakete siper. Ajo qe ra ne sy ne dy vizitat e tij te fundit, ne qytetet problematike te Shkodres dhe Elbasanit, ishte fakti se i eshte kthyer jelekut te tij antiplumb. Per kete shkak nuk e pate te veshur me kostum ose xhakete siper si zakonisht.

Qe nga vizita e tij ne Afganistan, kur ishte kryeminister, nuk e kam para ta vesh ne publik jelekun special antiplumb me ngjyre te erret.

Kur kryeministri Rama leviz me eskorte, presidenti Meta me eskorte, shefi i opozites Basha me eskorte, Sali Berisha leviz me eskorte e tashme dhe me jelek antiplumb(te kater sebashku kane shoqerues zyrtare nga Garda e Republikes), boset e krimit levizin me eskorte, mjete te blinduara dhe armatosur rende, atehere popullit i mbetet te vendose helmete celiku ne koke, te ngjesh lopaten xheniere ne brez dhe te vesh brek hekuri.

Ne foton e pare: Berisha me jelekun special antiplumb me ngjyre te erret ne Afganistan, siper tij ka veshur dhe nje gjoksore…

Ne foton e dyte: Berisha me jelekun antiplumb duke dhene konference shtypi ne ambjentet e hotel Rozafa ne Shkoder diten e hene, me 3 shtator 2018.

Ne foton e trete: Berisha, veshur me te njejtin jelek antiplumb duke folur para gazetareve sot paradite ne Elbasan, 6 shtator 2018…