Nga Armando Meta/
Vetëm pak minuta më parë kryetari i PD Lulzim Basha, ish Kryetari i PD Sali Berisha dhe kryetarja e LSI Monika kryemadhi, u detyruan të ikin ‘nga sytë këmbët’ nga sheshi para Kryeministrisë, përkundër kërcënimeve, shantazheve, deklaratave se nuk do zhguleshin që aty pa marrë një qeveri tranzitore. Për 5 orë me rradhë PD- LSI, nëpërmjet militantëve të sajë, u përfshinë në akte vandale dhune, të cilat në realitet edhe priteshin, në një përpjekje absurde për të marrë pushtet në tavolinë nëpërmjet dhunës. Aktet e dhunës ishin aq të verbëra e primitive, pasi në realitet sfumuan tërësisht qëllimin politik të protestës, duke e kthyer atë në një betejë për të hapur derën e kryeministrisë me dhunë nga njëra anë, dhe nga ana tjetër gazilotsjellës i policisë, dhe jo me plumba si me 21 janar 2011, ku qeverisja e PD la 4 të vdekur të pafajshëm.
Aktet e verbra të dhunës më shumë shprehën një dëshpërimin e thellë ku është zhytur opozita, pasi tek shihje sot ‘këmbënguljen’ e saj për të hyrë në kryeministri kupton qartazi paaftësinë e saj për të garuar, por thjeshtë për të përfituar siç janë mësuar në 8 vite Basha e Kryemadhi, njëri nga Berisha e tjetra nga Meta.
Nga ana tjetër edhe faktori ndërkombëtarë ishte tërësisht vigjilent dhe që në krye të herës kuptoi marrëzinë e dhunës së e pashembullt të opozitës, që kërkonte me çdo çmim të hynte në kryeministri, duke u fshehur pas Astirit, qytetarëve etj.
Protesta ishte e opozitës dhe Basha, Berisha e Kryemadhi s’mund të fshiheshin pas ‘gjethes së fikut’. SHBA, BE, OSBE dhe ambasadat dënuan ashpër dhunën, duke bërë përgjegjës të drejtëpërdrejtrë për dhunën ndaj institucioneve organizatorët dhe sponsorizuesit e kësaj proteste të dhunshme PD- LSI.
Ishte vërtetë një marrëzi prej 5 orësh spektakli i dhunës së opozitës, një spektakël që më shumë se çdo gjeë tjetër na ka ndriçuar se dhuna si mjet poltik ka tashmë përfaqëuesit e saj simbol. Vetëm pas 5 orësh duket se Basha e Kryemadhi e kuptuan në ç’marrëzi ishin futur për të hyrë me patjetër në kryeministri nga Astiri, marrëzi e cila s’do mund të kalojë lehtazi për të dy, apo qoftë dhe për ideologët e tyre. Ishte thjeshtë një protestë banale, si vetë liderët e tyre!/javanews.al