osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

PS të hënën nisin negociatat për vetingun në politikë por jo me versionin Basha dhe Kryemadhi

PS të hënën nisin negociatat për vetingun në politikë por jo me versionin Basha dhe Kryemadhi

Drafti i opozitës për të shtrirë procesin e vetingut edhe në radhët e politikanëve pritet të ndezë një debat të nxehtë javën e ardhshme. Eksponentë të Partisë Socialiste, por edhe vetë kryeministri Edi Rama u shprehën të gatshëm të ulen në tryezat e diskutimeve me opozitarët për të negociuar për nismën. Mirëpo pavarësisht dakordësisë në terma të përgjithshëm, është një pikë që i ndan mazhorancën dhe opozitën. Sikurse gazeta raportoi edhe dy ditë më parë, Partia Demokratike kërkon që vetingu në politikë të fokusohet vetëm tek lidhjet kriminale të politikanëve.

Ndërsa sa i takon pasurisë, e cila është edhe pika më problematike për shumë deputetë e ministra sepse gëzojnë shuma marramendëse, opozita kërkon ta anashkalojë. Por burimet i thanë gazetës se nga e hëna pritet që të ulen për të negociuar dy grupet negociatore të opozitës dhe mazhorancës, ku nuk do të mungojnë edhe propozimet nga kjo e fundit.

Sipas informacioneve të gazetës, Partia Socialiste do të kërkojë që vetingu i politikanëve të jetë si ai në drejtësi, ku përfshihet edhe pasuria. Madje socialistët do të kërkojnë që në sitë të jenë edhe familjarët e politikanëve, ndryshe nga propozimi i PD-LSI. Pikërisht këto janë pikat që ndajnë dy forcat kundërshtare e që pritet të shkaktojnë debat, por edhe pikat që i bëjnë socialistët të mendojnë se propozimi i opozitës bëhet për të shpëtuar nga hetimi i organeve të reja të drejtësisë.

Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, socialisti Bujar Çela theksoi se me qëllim që të bëhet vetingu në politikë, duhet që më parë të përfundojë ai në drejtësi. “SPAK dhe BKH mund të hetojnë dhe shpresojmë të bëjnë drejtësi. Unë shpresoj që opozita ta ketë seriozisht, por kam frikë se është diçka retorike. Pa këto struktura nuk ka as reformë në drejtësi, nuk ka as veting në politikë. E do vetingun në politikë?

E do apo e thotë kot për të thënë se shiko se çfarë po bëjmë, për t’iu larguar çështjeve më të rëndësishme. Për të thënë që ne nuk jemi dakord me reformën në drejtësi, por jemi dakord për një veting të politikanëve. Se kush do e bëjë këtë vetingun e politikanëve nëse ne sot nuk kemi drejtësi?”, tha ai.