osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

PS-ja e ka të fituar Kukësin, Safet Gjici – qytetar i parë i kësaj bashkie

PS-ja e ka të fituar Kukësin, Safet Gjici – qytetar i parë i kësaj bashkie

Nga Fejzo SUBASHI:

Edi Rama deklaroi: PS-ja e ka të fituar Kukësin… Ai, deklaron publikisht dhe me mburrje, se PS-ja e ka të fituar Kukësin dhe Safet Gjici prej shumë kohësh, mund të quhet qytetari i parë i kësaj bashkie, e ndërsa fushata për zgjedhjet e pushtetit vendor, duket se është sa larg dhe afër. Zgjedhjet vendore të Vitit 2019 të krijojnë përshtypjen, sikur vështirë të realizohen sipas dekretit të Presidentit. Në realitet edhe pse të jepet përshtypja se lufta politike nuk është përqendruar ende tek zgjedhjet Qershorit, motorët e kësaj fushate kanë filluar të ndizen fort, pa shumë zhurmë dhe pa u ndjerë.

Të gjitha forcat politike dhe veçanërisht dy forcat e mëdha, e kanë shumë seriozisht këtë betejë. PS-ja, kërkon të tregojë se është akoma ajo që zotëron pushtetin kryesor, vëmendjen e elektoratit dhe votuesve Shqiptarë, duke pretenduar se do të rrijë gjatë në pushtet.

Kurse, PD-ja do të tregojë, se besimi i Shqiptarëve tashmë nuk është ai i mëparshmi për PS-në, se PD-ja sot ka më shumë risi, se është ajo forca që sot i besojnë dhe shpresojnë Shqiptarët, për ndryshime dhe për të dalë nga situata ku ndodhet vendi sipas tyre… Kjo përballje, realisht nuk është vetëm në bashkitë e mëdha, por edhe në bastionet e secilës forcë politike. PS-ja kërkon ta godasë gjithnjë e më fortë PD-në, në bastionet e saj dhe sidomos në veri të vendit, kryesisht në Shkodër dhe Kukës.

PS-ja ka kohë që punon për këtë qëllim, sidomos pas rezultateve të zgjedhjeve të 2017-ës. Nuk është e vështirë ta kuptosh këtë luftë politike, pasi vetë Kryeministri dhe kryetari i PS-së Z. Edi Rama, e siguroi opozitën se: ”Humbja e madhe juaja, fillon nga bashkia Kukës”. Mbase, Kryeministri e tha edhe në kuadër të kundërshtimeve dhe acarimit të opozitës, apo për ti treguar se është shumë shpejt dhe e vështirë që PD-ja ta përballojë, e aq më pak të ndryshojë raportin e zgjedhjeve të kësaj radhe.

Z. Rama, mund të fliste për shumë bashki të tjera, jo vetëm ato të bastionit të saj, por edhe të PD. Por, ai foli për bashkinë Kukës, që sido të shkojë situata politike apo fushata zgjedhore, në çfarëdo kohe të realizohet procesi zgjedhor, PS-ja e ka të siguruar fitoren e kësaj bashkie. Si rrallë herë në Kukës, nuk mbahet mend kur ka qenë kreu i bashkisë i PS-së. Por, ku e ka sigurinë dhe garancinë Rama që thotë se është e fituar bashkia Kukës? Janë shumë arsye që e vërtetojnë këtë realitet dhe siguri të pa diskutueshme…

Si fillim, në asnjë bashki, qofshin ato të fituara nga socialistet, qofshin ato që nuk kanë qytetar të parë socialist, ende nuk kanë të konfirmuar se kush do të jetë kandidati, që do përballet për kreun e saj. Ndërsa, në Kukës tashmë nuk ka diskutim, por i konfirmuar se do të jetë Safet Gjici, i cili ka kohë që e ka filluar fushatën…

Z. Gjici, si fillim bindi jo vetëm Z. Rama, por me punën e deritanishme dhe sidomos me rezultatet që arriti PS-ja, bindi gjithë socialistët dhe veçanërisht ata kuksianë, se është njeriu i duhur, për të qenë qytetari i parë i Kukësit. Këtë provë ai e fitoi duke ndryshuar raportet në favor të socialistëve, në zgjedhjet parlamentare të Vitit 2017. Z. Gjici, ka treguar me punën dhe biznesin e tij, se është i vetmi biznesmen që jo vetëm është pranë kuksianëve, por as nuk është kursyer ndonjëherë për qytetarët e tij.

Ai ka vite që sponsorizon ekipin e futbollit të Kukësit, ku për herë të parë, jo vetëm që e nxori në kategorinë superiore, por e çoj në majat e kësaj kategorie, si ekipi i vendit të dytë dhe fitues i Kupës së Republikës. Z. Gjici, është një qytetar që ka fituar mirënjohjen dhe respektin e çdo kuksiani, i ndodhur pranë tyre në gëzime dhe hidhërime. Ai gjithnjë ka vendosur interesat e nevojat e qytetarëve mbi ato të tijat e ato të partisë që përfaqëson. Falë Z. Gjici, sot Kukësi ka parë shumë projekte dhe është bërë fitues i shumë fondeve dhe donacioneve. Sot, Kukësi ka një ndryshim të madh të infrastrukturës dhe qendrës së qytetit…

Ajo më kryesorja është se, fondet dhe donacionet janë mirë administruar nga Qeveria e Rilindjes dhe kanë shkuar në destinacionin e duhur. Nuk ka ndodhur si me ujësjellësin e qeverisjes demokratike, ku për rreth një dekadë që vazhdonte financimi i tij dhe ku “kaposhi u katandis në një thelë”, ku qyteti ngeli përsëri pa ujë… Z. Gjici me sinqeritetin, vullnetin, përkushtimin, seriozitetin dhe formimin e tij si një menaxher i përkryer, ka arritur të mirëkuptohet me komunitetin dhe banorët e kësaj bashkie edhe në lidhje me sistemin e taksave, apo vendimeve të qeverisë, të cilat dashje pa dashje, godasin direkt banorët e kësaj bashkie dhe qarku.

Z. Gjici si koordinatori kryesor i PS-së për këtë qark në përgjithësi dhe Kukësin në veçanti, ka arritur të ofrojë dhe të orientojë drejtues në disa institucione administrative në Qarkun e Kukësit, të cilët kanë fituar besimin dhe respektin e qytetarëve.

Këto prurje të reja, të ofruara në administratë nga Qeveria Rama, kanë sjellë risi dhe ndryshime të mëdha, por mbi të gjitha janë minimizuar fenomenet korruptive të administratës. Sot, kemi një administratë me fleksibël, me drejtues të përkushtuar për një shërbim sa më të denjë ndaj qytetarit, si për shembull në shërbimin ndaj pensionistëve, kujdesit shëndetësor, zyrat e nxitjes së punësimit etj. Jo vetëm tek socialistët, por Z. Safet Gjici ka fituar edhe besimin e demokratëve të kësaj bashkie, të cilët e mirëpresin jo vetëm kandidimin, por fitoren e pa diskutueshme të tij.

Aq e vërtetë dhe e pa diskutueshme është kjo, aq sa, sot jo një por me dhjetëra demokratë, pjesë të forumeve të PD-së Kukës apo anëtarë të këshillit bashkiak të kësaj force, i shikon apo kërkojnë të jenë pjesë e tavolinave me krerët drejtues të PS-së Kukës, jo thjeshtë për ti uruar Z. Gjici, por i ofrojnë mbështetje të pa diskutueshme. Sipas informacioneve mediatike, ka edhe nga ata që kërkojnë të bëhen pjesë e pazareve për një vend pune, apo për të qënë përsëri në punë apo në këshill.

Disa lojtarë, si nuhatës të fitoreve, kërkojnë pazare në lojën politike, pasi si mjeshtra që janë, nuk e kanë për herë të parë ku dinë të hyjnë e të dalin, dhe në darke janë demokratë, në mëngjes me LSI-në, dhe mbasdite me PS-në. Unë, besoj se Z. Gjici nuk ka nevojë, nuk mund të bëhet dhe nuk ka pse të bëhet pjesë e këtyre pazareve, të këtyre matrapazëve politikë, pasi është populli, elektorati socialist, i cili nuk është më i vogël, por falë Z. Gjici dhe Qeverisë së Rilindjes, e bën jo të mundur por të sigurtë fitoren e Bashkisë Kukës.

Sot, jo vetëm socialistët, qytetarët por edhe votuesit demokratë e kanë të qartë se duhet dhënë fund drejtimit të kësaj bashkie, nga njerëz për karrige, që nuk kanë as ideal, as parti, por vetëm pazare dhe pushtet. Kuksianët e kanë kuptuar shumë mirë, se nuk mund të drejtohet bashkia Kukës, nga kuksianë-emigrantë në Kukës, jo thjesht nga banimi de fakto, por edhe nga ata që hallet e Kukësit i kishin të dëgjuara dhe jo të jetuara, apo nga drejtues që parësore kishin hallet e tyre, të fisit, familjes, e në fund të partisë demokratike dhe të Kukësit.

Z. Safet Gjici, i njeh mirë hallet, shqetësimet apo ku u pikon çatia kuksianëve… Ai e di mirë, se çfarë duhet bërë për Kukësin, si të dalë nga situata ku e ka fundosur mbajtja kaq gjatë e pushtetit vendor nga demokratët në këtë bashki…

Kjo është arsyeja, që sot Z. Kryeministër nuk i jep vetëm mbështetjen, por ka bindjen e pa diskutueshme, se qeveria vendore e Kukësit, do të jetë socialiste dhe Safet Gjici-qytetar i parë i saj.