osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

PS i beson reformën zgjedhore PD! LSI mbetet “pas porte”: A po rikthehet pakti i 17 majit?!

PS i beson reformën zgjedhore PD! LSI mbetet “pas porte”: A po rikthehet pakti i 17 majit?!

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha duket se kanë rikthyer në skenë paktin e 17 majit 2017. Përveç qeverisë teknike, një vit më parë dy liderët politikë ranë dakord dhe sa i takon reformës zgjedhore. Por ditët e fundit janë dhënë sinjale se ky pakt vijon të ngelet në fuqi. Bashkëkryetari socialist i Komisionit Zgjedhor, Bledi Çuçi dje gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në lidhje me ecurinë e reformës zgjedhore, deklaroi se PS ia ka besuar reformën zgjedhore demokratëve. Ai tha se Partia Socialiste është e gatshme që të pranojnë çdo qëndrim të Partisë Demokratike në lidhje me zgjedhjet. “Jemi të gatshëm që të pranojmë çdo qëndrim të Partisë Demokratike që ka të bëj me standardet e zgjedhjeve”, tha Çuçi.

ashkëkryetari socialist i Komisionit Zgjedhor, Bledi Çuçi pohoi gjithashtu se socialistët kanë vendosur që të pranojnë kërkesën e opozitës për të futur në zgjedhje përdorimin e teknologjisë. Por krahas kësaj, Çuçi mohoi arritjen e dakordësisë mes anëtarëve të komisionit për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Ai tha se kjo është një çështje që nuk është diskutuar se kërkon dakordësi politike dhe publike që shkojnë përtej kompetencave të komisionit Ad-Hoc. Pra Çuçi edhe pse ka pohuar se nuk ka dakordësi mes anëtarëve të komisionit, ka lënë të hapur mundësinë se nëse do të ndryshojë sistemi, atë do ta vendosë kryeministri Rama dhe kreu demokrat Lulzim Basha. Një sinjal ky se PS dhe PD po përpiqen të nxjerrin jashtë loje LSI-në. Kjo për faktin se qëllimi kryesor i paktit të 17 majit ishte goditja e LSI. Falë atij pakti, partia e Metës u detyrua të merrte 19 deputetë nga 30 që kishte pritshmëritë. Dhe një marrëveshje e dytë mes Ramës dhe Bashës rrezikon ta nxjerrë jashtë lojës politike Lëvizjen Socialiste për Integrim.

LSI mbetet jashtë dhe në nivel ekspertësh

Partia e Kryemadhit pas përjashtimit nga diskutimet në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore ka mbetur jashtë edhe në nivel ekspertësh. Gazeta ka mësuar se ekspertët që po shkruajnë draftet për reformën zgjedhore, janë Ilir Rusmajli dhe Viktor Gumi. Ilir Rusmajli është propozuar nga ana e Partisë Demokratike, ndërsa Viktor Gumi ish-deputeti i PD është përzgjedhur nga Partia Socialiste. Por lënia jashtë e LSI nga reforma edhe në nivel ekspertësh, ka vënë në alarm partinë e Kryemadhit. Kjo për faktin se gjatë vjeshtës pritet një takim mes kryeministrit Rama dhe kreut demokrat Lulzim Basha ku do të diskutohet në lidhje me kushtet e BE për integrimin.

Por në këtë takim pritet që të diskutohet edhe ndryshimi sistemit zgjedhor dhe nëse një gjë e tillë vendoset atëherë partia e Kryemadhit shumë shpejt mund të shkojë drejt sfumimit. LSI i trembet vendosjes së një sistemi Prim, pasi Rama dhe Basha e kanë hedhur edhe më parë një ide të tillë. Vendosja e një sistemi Prim do e nxirrte jashtë loje partinë e Kryemadhit si dhe gjithë partitë e tjera të vogla, pasi do të favorizonte drejtpërdrejt Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike. Megjithatë, sa i takon reformës gazeta ka mësuar se ajo do të ndahet në dy faza. Faza e parë do u takojë ndryshimeve të pjesës së zgjedhjeve vendore ndërsa faza e dytë do të përkojë me zgjedhjet e 2021 dhe do të ketë të bëj me ndryshimin e sistemit zgjedhor./Endri ARIZI