Në Partinë Demokratike, gjithmonë e më shumë është duke u ushqyer një frymë anti-SHBA.
Kjo, për shkak të qendrimeve të forta të Uashingtonit zyrtar, kundër qendrimeve radikale të opozitës, siç ishte djegia e mandateve apo mos-pjesmarrja në zgjedhjet e e 30 qershorit.
Kuptohet, përplasja e fortë e PD me SHBA ka nisur për reformën në drejtësi dhe është ajo krye-arsyeja e kësaj përplasje.
Por, marrëdhëniet sa kanë ardhur e janë ftohur dhe PD arriti deri aty, sa të lobonte në Uashington kundër ambasadores së emëruar Kavalec.
Kjo e fundit nuk u emërua ambasadore në Tiranë, por qendrimet e Uashingtonit ndaj PD-së nuk kanë ndryshuar.
Për këtë arsye, PD së fundmi ka filluar të hedhë në opinion, idenë e një aleati të ri strategjik për Shqipërinë, që nuk është SHBA, por Gjermania.
Këtë ide provokuese e ka hedhur me anë të Kastriot Islamit, për të matur pulsin e opinionit dhe për të parë reagimet.
Qendrimi i Islamit nuk është jetim dhe krejt personal, pasi prej kohësh, komentues nga zyrat e kunatit të Lulzim Bashës, sulmojnë SHBA-në me komente në faqen zyrtare të Ambasadës amerikane në Tiranë, sa herë që kjo e fundit mban ndonjë qendrim për situatën politike në Shqipëri, apo bën ndonjë postim për ecurinë e reformës në drejtësi.
Po përse PD kërkon që Shqipëria të shpallë si aleat strategjik, Gjermaninë?
Është e thjesht, PD dhe Lulzim Basha kanë aleat partinë gjermane CDU, e cila është në pushtet.
Basha ka mundur të lobojë fuqishëm kundër Shqipërisë, tek disa zyrtarë të kësaj partie dhe me largimin e Merkel, ai shpreson se do të rrisë akoma edhe më shumë ndikimin tek Berlini zyrtar, për t’iu kundërvënë Ramës.
Për më tepër, që gjithë shpresa e Lulzim Bashës për të dalë nga kjo situatë vdekjeprurëse ku e ka futur PD-në, është pikërisht CDU dhe Gjermania, nga e cila pret që t’i gjejë një zgjidhje sa më të butë.
Ndërsa Gjermania ka qenë disi e lëkundur, pasi ka pasur edhe zëra që e mbështesin kauzën e Bashës, SHBA ka qenë e vendosur që PD të respektojë sistemin dhe të bëjë politikë vetëm brenda tij.
Ndaj dhe Basha tashmë bën këtë provokim, duke kërkuar që SHBA të mos merret edhe aq shumë seriozisht nga shqiptarët.
Gjë që do të jetë e pamundur, pasi Shqipëria është kombi më pro-amerikan në botë.
Por çfarë mendojnë demokratët për këtë propozim.
Ish-anëtari i Kryesisë së PD-së, Edvin Kulluri, thotë se partner strategjik i Shqipërisë është dhe do të jetë vetëm një: SHBA.
“Politika e jashtme e PD si fotokopje e rremujes ideologjike dhe organizative e PD-se zyrtare!
Njeri thote se “Turqia eshte aleati i jashtezakonshem strategjik i Shqiperise”, ndersa dikush tjeter kerkon “te shpallet Gjermania aleati strategjik”, dy vende vertet te rendesishme partnere europiane dhe rajonale!
Cdokush ka te drejten e vet te kete nje opinion te tijin ne demokraci dhe s’ka asgje te keqe! Mund te kete te tjere qe mund te kerkojne edhe vende te tjera si Partnere Strategjike, por kur arrihet ne perfundime si keto, kerkohet qe te mendohet pertej interesave konkukturiale politike te momentit! Por ne thelb politika e jashtme lidhet kryesisht me Sigurine Kombetare.
Nga 1913 e ketej, kane qene SHBA(jo te vetme natyrisht) qe kane udhehequr mbrojtjen e Shqiperise dhe Shqiptareve prej cdo rreziku qe i vinte prej se jashtmi! Prej shkeputjes nga Perandoria Osmane e deri tek Pavaresia e Kosoves kane qene SHBA si fuqia me e madhe e skenes boterore qe kane mbeshtetur faktorin shqiptar ne Ballkan e Adriatik si komb partner.
Kane qene SHBA qe qendruan perballe Bashkimit Sovjetik dhe Komunizmit si murtaja politike me e rende e modernitetit duke na nxjerre serish ne perendim pas 45 vitesh apo me tej prej 500 vitesh!
Edhe sot SHBA qendrojne perballe dhe pengojne “hyrjen e bute” te orientalizmit dhe “carizmit oligarkik” ne sistemet e dobeta politike te hapsires shqiptare!
Sepse vetem nje fuqi globale dhe demokratike e vetme si SHBA mund ta prijne kete beteje strategjike, etj., etj..
Por miqte “demokrate” qe jane nxituar ne mos deklarimin e SHBA si partneri i vetem strategjik nuk duhet te harrojne Italine dhe Greqine si dy vende kufitare me te cilat me gjithe ulje-ngritjet e tyre jane partnere direkte rajonale per Shqiptaret.
Por Partner Strategjik ka vetem 1! As 2 e as 3! Ne vend te perfundimit: Dokumenti i Strategjise Kombetare te Republikes se Shqiperise eshte diskutuar ne qeverine dhe mazhorancen e meparshme si ne nivel ekzekutiv dhe ate parlamentar!
Nuk eshte e nevojshme qe ta rishikoje shtabi i protestave dhe bojkoteve te Bashes! See you soon”, shkruan ai.(TemA)