Në listën e njerëzve që Lulzim Basha ka futur për deputet në Tiranë është edhe një prej mjekëve të 21 janarit. Bëhet fjalë për mjekun Sami Koçeku, i cili u akuzua nga mediat në atë kohë se manipuluan të vërtetën për të fshehur vrasësit e vërtetë të protestuesve të pafajshëm në mes të bulevardit.
Koçeku bashkë me kolegun tjetër Gega, që në ato orë të trazuara kur konfirmohej v.dekja e tre personave në protestë, dhanë versionin e “v.rasjes së tyre nga afër”, duke lënë të nënkuptuar se ishte fjala për një komplot, pasi paralel me deklarimet e tyre “profesionale”, mediat afër qeverisë dhe zërat e drejtpërdrejtë qeveritarë aludonin për v.rasje të realizuara nga radhët e opozitës.
Pas dështimit të skemës për t’ia faturuar protestuesve v.rasjen e protestuesve, deklarimet e mjekëve gati u harruan.
Ish-Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj do i drejtohej në dt. 13/1/2014 Këshillit Rajonal të Urdhrit të Mjekut në Tiranë me një ankesë ndaj dy mjekëve Sami Koceku dhe Alfred Gega, e cila mbeti thjesht ankesë:
Në datën 21 Janar të vitit 2011, të dy këta mjekë kanë qenë duke shërbyer pranë spitalit të traumës, në momentin kur pas tubimit të opozitë së atëhershme, në spital janë paraqitur shumë protestues, për të marrë ndihmë mjekësore.
Ata kanë deformuar realitetin dhe dizinformuar publikun, mbi gjendjen shëndetësore dhe shkakun e v.dekjes së shtetasve:
– Ziver Veizi
– Hekuran Deda
– Faik Myrtja
– Aleks Nikaj
Mjekët deklaruan se v.dekja e shtetasve të sipërcituar, kishte ardhur si rezultat i goditjes nga a.rmët e zjarrit dhe se q.itja ishte kryer nga një distancë shumë e afërt, duke marrë kështu përsipër të bënin dhe punën e ekspertit balistik.
Ja ç’deklaruan mjeku KOÇEKU dhe GEGA në TV News 24:
Dr. Sami Koçeku: Janë… dy mbeten të identifikuarit, janë ekzakt sipas parametrave mjekësorë, dy konsiderohen të v.dekur civilë, kanë shkuar në m.org, një i identifikuar dhe një i paidentifikuar.
Dhe tjetri që është i identifikuar është në Spital Ushtarak akoma, faktikisht, pavarësisht se ai ka bërë…, ka v.dekur…, ka bërë…, ne po e mbajmë në monitorim, po e konsiderojmë në rrugë mjekësore… i v.dekur, është plagë a.rmë zjarri, por ne, thjesht, që është moshë 38 vjeç, po e mbajmë me monitor, duke punuar vetëm për hir të aparatit.
Gazetari: Doktor, le të themi dhe personi i tretë ka v.dekur nga një p.lumb?
Dr. Sami Koçeku: Nga një p.lumb në kokë.
Gazetari: Në kokë. Dhe kjo, nga distancë e afërt?
Dr. Sami Koçeku: Shiko tani, ne kemi një eksperiencë prej 18 vjetësh në p.lagët prej a.rmëve të z.jarrit dhe eksperiencën më të madhe në Shqipëri e ka qendra jonë, për këtë eksperiencë kaq të madhe edhe mund të orientohemi.
P.lagët me të cilat kanë ardhur janë të distancës së afërt, kanë dhe shenjat e djegies, shenjat e p.lumbit, apo unazën e p.lumbit.
Dhe unë, kur kam folur që thashë janë të distancës së afërt kam folur duke i’u referuar eksperiencës sime prej kaq vjetësh në spital dhe i njoh mirë p.lagët nga a.rmë zjarri.
Gazetari: Pikërisht, nga kjo eksperience, nga sa afër mund të jenë q.ëlluar zoti Koçeku?
Dr. Sami Koçeku: Distanca është shumë e afërt, shenjë p.lumbi dhe d.jegieje nuk e bën distancë mbi një metër e gjysmë
Intervista e dytë:
Gazetari: Do na jepni një informacion sa persona janë p.lagosur dhe a ka persona që kanë humbur j.etën apo jo?
Dr. Sami Koçeku: Ekzakt nuk mund të jap asnjë lloj informacioni për numrin e tyre këtu, por ekzakt dihet se aktualisht kemi dy civilë të v.dekur, janë me p.lumba në distancë të afërt, janë me të gjitha shenjat…, konfirmim që distanca ka qenë shumë e afërt nga q.ëllimi i tyre.
Duhet të jenë a.rmë të kalibrit të vogël, për arsye se, nuk janë p.lagë që hyjnë dhe dalin, janë vetëm p.lagë hyrëse, që tregon se s’kanë fuqi a.rme dhe janë q.ëlluar nga afër…
Gazetari: Po, po.
Dr. Sami Koçeku: Për numrin total të të a.ksidentuarve, të ardhurve këtu nuk mund të japim për arsye se vazhdojnë vijnë dhe janë të paregjistruar një pjesë.
Gazetari: Në ekspertizën tuaj zoti Koçeku, çfarë f.ishekësh kanë qenë ato sipas jush?
Dr. Sami Koçeku: Me syrin tim, p.istoleta të kalibrit të vogël, duket nga këto tip silenciator por të vogla, të vegjël, kalibër i vogël, i hollë, por që…
Gazetari: Ka qenë i pamundur shpëtimi i j.etës së tyre?
Dr. Sami Koçeku: Kanë ardhur të v.dekur.
Gazetari: Pra, dy persona kanë humbur j.etën?
Dr. Sami Koçeku: Po.
Gazetari: Ndërkohë për të p.lagosurit zoti Koçeku?
Dr. Sami Koçeku: Për të p.lagosurit nuk dihet numri i saktë, them të dëmtuar ka: 3 veta me d.ëmtime të kokës, me p.lagë me gurë, me ekspozim të masës trunore, por akoma nuk mund të…
Gazetari: Po! Zoti Koçeku nëse ju pyes për identitetin e personave që kanë humbur j.etën, apo ende është e pamundur?
Dr. Sami Koçeku: Ziver Veizi, i cili është identifikuar.
Gazetari: Zive… Edhe njëherë të lutem?
Dr. Sami Koçeku: Ziver Veizi nga Gjirokastra.
Gazetarja 1: Tre personat që kanë humbur j.etën nga se, kush ka qenë shkaku i humbjes së j.etës së tyre?
Dr. Alfred Gega: Atë do ta përcaktojë mjekësia ligjore.
Gazetarja 1: Nga çfarë p.lagësh kanë ardhur? Me gurë?
Gazetarja 2: A.rmë zjarri?
Dr. Alfred Gega: Dukeshin p.lagë të vogla që shkonin për a.rmë zjarri nga distancë e afërt.
Siç përshkruhet në intervistë, thëniet e tyre janë tërësisht të pavërteta dhe krahasuar me Akt-ekspertimin mjeko ligjor, që ju është bërë v.iktimave nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, ato bëhen edhe më të rënda, pasi janë jo vetëm në shkelje të Kodit të Etikes, por edhe veprën penale.