Protestuesit i kanë vënë flakën pemës së Krishtlindjeve përpara ndërtesës qeveritare.
Me thirrje të shumta: “Rama ik”, “Lleshaj ik”, “Hiqni kapelet”, “Poshtë diktatura”, “Duam drejtësi”, protestuesit gjenden prej 1 ore para godinës.
Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit, Stresi ka mbetur i plagosur në protestën që po zhvillohet për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha, para Ministrisë së Brendshme.
Mësohet se djali i Sali Lushajt ka qenë shumë pranë rreshtit ku është përplasur me uniformat e policisë.
Shumë parë hyrjes në institucion, ai mbeti i lënduar nga sendet e forta që protestuesit nisën të hedhin drejt uniformave blu.
Po ashtu i plagosur ka mbetur edhe një efektiv dhe një gazetar.