Partia Demokratike do të paguajë para për pjesëmarrësit në protestën e 16 shkurtit.
Kryedemokrati Lulzim Basha në udhëzimin e tij për organizimin e protestës së madhe kërkon nga të gjitha strukturat përgatitjen e logjistikës për transportin falas dhe shpenzimet për të gjithë pjesëmarrësit në ditën e protestës së madhe.
Në udhëzimin e kryetarit të Partisë Demokratike saktësohet: “Të behet përgatitja e logjistikës për transportin dhe shpenzimet e protestës caktimi i vendit nisjes nga dega, propozimi i vendit dhe orës takimit të degës pranë kryeministrisë”.
Nuk dihet nëse pas protestës PD do të bëjë transparente për mediat shpenzimet e këtij tubimi dhe se kush janë financuesit.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka urdhëruar deputetët, kryetarët e degëve dhe të gjithë të deleguarit në rrethe, të organizojnë të gjitha strukturat për protestën e madhe që do të organizohet më 16 Shkurt në kryeqytet.