Nga Akil Ylli
Ne nje shkrim te para pak ditve, shpresova me gjithe zemer, qe kjo protest te mos ishte, revolucioni i munguar i shtudente, por fakeqsisht me duhet te pohoj, qe kete proteste tashme, e ka “kollofit Cerberi”. “Mu thaft goja”, ndoshta ndjella keq!
Bile, kam dyshime, qe ashtu siç rrodhen ngjarjet, nxitesi i saj, eshte po “Cerberi”, qe duke çfrytezuar ndjenjat e sinqerta te moshes te nje pjese te studenteve, e “gatoj” kete protest, qe me pas ta “kollofiste” vet.
Tri kokat e Cerberit, Shqup, Lsi, e “Lukunia e qenlehsave” opiumoniste, i fryne bulçive dhe percelluan me “flak”, çdo ze te arsyeshem, ne dobi te kauzes se studenteve.
“Piktori”, per çudin e gjithkuj, ka marre ne dore lidershipin e studentave, duke i nzitur ata, qe te shkojne pertej tarifave. Si asnje here tjeter, po ju pergjerohet, qe jo vetem te bisedojne thjesht per tarifat, por po ju lutet qe reformen, ta thellojne dhe me tej, duke e shtrire ate, ne çeshtjet e organizimit te strukturave dhe rishikimin e cilsis ne universitete. Po kujt me i thane!? Ata jo, qe jo! O bubuja, Allah, Allah, ju hin hataja me i permend permirsimin e sistemit, sidomos cilsin!
Po a nuk e kuptojne studentet, qe me shume se tarifat, vetem nepermjet reformimit te mesimdhenseve dhe strukturave, do t’ju hiqej nga “shpina”, barra “kalvarit” te pagesave per provimet dhe gjithçfare kerkesash perverse, dhe gjithashtu neser, nuk do dilnin me nga shkolla, karabush me diplome , por profesioniste dinjitoz?
Po a nuk e dine studentet, neqoftese ka mbet ndonje i tille ne kuptimin e vertet te fjales, qe me frymzues te protestes “Matufin Dixhital”, varrmihsin e arsimit, kur “frenat” e protestes i marrin Lulashi, Griga, dhandri “Matufit”, çuni Fariut, i bukri i nanes Strazimiri, nuk bejne gje tjeret, veçse e kthejne protesten, ne çorben e flliqun, qe tash 26 vjet, po i ban me nxjerre “zorre e mushkni” shqiptaret?
Po a nuk e “nuhasin” studentet, qe kur protesten e drejtojne Krymadhja me Shpk-ne e saj, se ata nuk jane aty, te qajne hallin e tyre, po jane aty, sepse i rren mendja, qe bashke me shqupin, do te permbysin qeverin, dhe keshtu i japin fund mankthit, qe po i torturon dite nate: Ardhjes se Herakliut(vettingut)?
Po a nuk ja u merr mendja studenteve, qe kur ndersehet “rrugve” “Lukunia e qenlehseve” dhe dalin ne shesh Fevziu, Bushati, Shkullaku, Qimi, Zhej&Compani, e ka marre “dreqi” protesten edhe ne paste qene e paster “safi”, sepse ata ju “qepen”, vetem me shpresen, qe do zoti bene mrekulli dhe ju kthen “parajsen” e humbur?
Por ata qe me kenaqin, jane te entuziazmuarit dhe te eksituarit nga kjo protestet. Ahhhhh, si te perbrendeshmit dhe ata te perjashtmit, nuk zune mend kurr, perseri vazhdojne te “ngjiren” neper eter, duke i nxit dhe mbeshtet, studentet thone kesaj radhe, ta çojne deri ne fund betejen. Nuk merret gja vesht, shkojne si zombi kuturu. I kane mlu syte me kaj cope proshute, a ju ka ra ne kry, e jane deh keqas prej entuziazmit, aq sa nuk shohim ça po bahet. Ose ma mire shohin mirboll, por preferojne me fute kryte nen rane si struci, me shpresen, qe kur ta rinxjerrin kryt, t’ju fanitet para syve, ardhja ne pushtet e “Mbretnis se Kaosit”.
Nuk hiqet keq me i dallu. Jane si mizat, qe mezi presin sa te lshojne lopa baglen, dhe fluturim i ke siper, pa i ik hala avulli. Dhe ne mos qofshin prej atyre, qe jane ne gjendje me fabriku, s’ka problem, sa ta nxjerrin “kryte” i pari fake news, i ke aty, tek manifestojne “dellin” e qendrestarit. Ose anasjellas, sa shohin se dikush shpreh mendimin, qe studentet ti thrrasin arsyes, hop la i sheh prap aty, tek shpalosin gjithe fjalorin e tyre, te perzgjedhun me kujdes, nga trotuaret e Broduejt mbas mesnate dhe pse ka prej atyre, qe e mbajne veten per gjoja intelektual.
Por megjithate, nje te mire, kjo proteste e solli. Ma ne fund per here te pare, po diskutohet masivish, nje nga problemet me te renda, siç eshte ai i formimit te rinis shqiptare. Jo se nuk dihej, por gjithmone flitej goje me goje. Tasht qe kesaj pune i doli “tymi”, shpresojme qe studentet, ata qe jane me te vertet te interesuar,(shpresa vdes e fundit) te shkojne dhe te dialogojne me qeverin, perndryshe nuk na mbetet gje tjeter, veç ti besojme “Qeveriut”, qe ta marri ai ne dore, ashtu siç po pretendon, dhe ta zgjidhe ne Parlament.
Duhet te dime diçka: Pushteti eshte gjithmone, dhe pasqyrim i universitetit!