osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Protestë në Unversitetet publike…autonom! Pagat e pedagogëve që nuk të mësojnë nga taksapaguesit: Ja çfarë mendon Edi Rama!

Protestë në Unversitetet publike…autonom! Pagat e pedagogëve që nuk të mësojnë nga taksapaguesit: Ja çfarë mendon Edi Rama!

Universitetet publike të vendit janë përfshirë nga një valë kërkesash drejtuar qeverisë, ku shprehin nevojën për rritje të pagave, duke e argumentuar së pari me indeksimin e inflacionit si dhe me faktin se prej 18 vjetësh, që nga 2004 nuk ka pasur rritje të pagave të tyre nga shteti.

Pedagogët thonë se më së paku, pagat duhet të shkojnë në nivelin e universiteteve publike të Kosovës, pra 50 për qind më shumë se ç’marrin aktualisht pedagogët në universitetet publike të vendit.

Për këtë ata janë hedhur në protesta duke paralajmëruar se nëse qeveria nuk pajtohet me kërkesat do të bojkotohet çelja e sezonit të ri akademik e paraparë për më 17 tetor 2022.

Në përgjigje të këtyre peticioneve, kryeministri Edi Rama ishte shumë i ashpër dhe shpesh fyes me ta në fjalën e sotme në konferencën për media.

Ai tha se qeveria nuk ka ndërmend të përfillë protestat me ultimatume dhe paralajmëroi se nuk do të ketë marrje në konsideratë të pikave të parashtruara.

Megjithatë Rama pranoi se do të ulet me stafet universitare për rritjen e pagave, kur tha se në fund të shtatorit do të hapë negociata me ta përmes takimit me rektorët.

Por si do të jetë rritja e pagave për pedagogët? Rama tha se ka në kokë një ide selektive për këtë rritje. Sipas tij, kjo varet nga cilësia e studentëve që nxjerrin universitetet.

“Ne nuk do të bëjmë për universitetet asnjëherë një rritje të përgjithshme të gjithë njësoj. Këtë ne nuk e bëjmë”, tha prerë z. Rama.

“Ne do të shikojmë çfarë secili universitet i jep shoqërisë, i jep taksapaguesve mbrapsht si kontribut, jo thjeshtë studentë që dalin e marrin diplomë e patjetër do të vlerësojmë suksesin. Pra po përgatisim një mbështetje të re për universitetin, që do të përfshijë edhe rritje pagash”, tha ai.

Nga ana tjetër ai foli dhe për rritje pagash përmes vetëfinancimit. Rama tha se universitetet duhet të jenë në gjendje të krijojnë të ardhurat e veta, por nuk sqaroi si arrihet kjo, në kushtet kur stafet akademike ankohen se kanë të ardhura të pakta duke u munguar deri dhe mjetet bazike të punës.

Zgjidhjen për këtë, Rama e gjen në idenë që Universitetet të marrin fonde nga programe ndërkombëtare, por sërish ishte i paqartë nëse këto programe ofrojnë të holla për rritje pagash.

Duke anatemuar pedagogët protestues, Rama tha se “disa që nuk e di se a meritojnë edhe rrogën që kanë jo më të marrin edhe shtesë rroge”.

Por cilët janë pedagogët që nuk meritojnë rritje rroge? Rama e kishte një përgjigje: “E kam fjalën për disa që bërtasin më shumë se të gjithë dhe shpesh herë ndodh që janë ata që janë më mirë se të gjithë dhe pa meritë fare”. /noa.al