osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Protestat më të rënda me të cilat u përball Berisha dhe si përfunduan ato

Protestat më të rënda me të cilat u përball Berisha dhe si përfunduan ato

Çdo pushtet përballet me protesta, sido që të jetë ai. Protestat mund të jenë krejt të natyrshme, por mund të jenë dhe mjeshtërisht të stisura, ku si lëndë e parë shfrytëzohet një pakënaqsi nga ato që njeriu apo një masë njerëzore i ka gjithëherë me shumicë, në raport me një qeverisje. Gjatë viteve të komunizmit, pjesë e propogandës së sistemit për ta paraqitur Perëndimin kapitalist sa më zi, ishte raportimi mbi protestat e atyeshme.

Dhe shqiptarët, të cilët kutin e varfërisë ekonomike e matnin me veshjen, bënin habi se përse ata që po protestonin atje, te ajo botë e zhvilluar, ishin të veshur aq mirë. Kur sistemi ra dhe përballja me botën qe reale, u kuptua shumëçka se ç’ishin ato protesta, përse ngriheshin njerëzit dhe si zgjidheshin ato me kodet e rendit politik.

Kështu më pas nisi të ndodhte dhe në Shqipëri, por jo gjithnjë protestat u zgjidhen siç duhej të zgjidheshin. Me koston më të rëndë qenë ato pas rënies së firmave piramidale, të cilat çuan gati në një situatë lufte dhe rënie shteti. Ishte Berisha që do përballej me to, të cilat i përktheu dhe si komplot të kuq ndaj pushtetit të tij. Pas rikthimit në pushtet në vitin 2005, ai sërish do përballej me protesta, por të cilat ishin sporadike dhe aspak të fuqishme.

Ndër ato që veçohet si më e pazakonta, ishte ajo e drejtuesve dhe stafit të Top Medias në 2007 para kryeministrisë. Berisha i vuri një gjobë të rëndë disamilionëshe gjigandit shqiptar mediatik, e cila u trajtua si luftë ndaj kësaj kompanie. Më saktë tatimet. Ndërsa tre vite më vonë do vinte një tjetër protestë, e natyrës politike. Do ishte opozita ajo që do protestonte kundër mos-hapjes së ca kutive votimi të zgjedhjeve të 2009-ës, ku pretendohej se kishte manipulime.

Pas disa javëve protesta në rrugë në disa qytete, befas PS instalon çadrat e një greve të pazakontë urie në mes të bulevardit, përballë kryeministrisë. Ishte një zhvillim për mbi dyjavor, ku për asnjë çast nuk pati një përafrim mes palëve, deri sa ndërhyri faktori ndërkombëtar.

Gjithçka iu dedikua një njeriu, çekut Stefan Fyle, i cili arriti që të ulte palët në tavolinë. Dhe këtu është rasti të kujtohet se në sinjalin e parë të dhënë për dialog, PS uli menjëherë cadrat e doli prej tyre. Restorant “Crokodile”në Strasburg do ishte tryeza e shtruar për një kompromis mes palëve, që në fakt nuk u arrit kurrë, së paku duke iu referuar asaj çfarë kërkonte opozita. Kutitë e famshme nuk u hapën, madje fletëvitimet e tyre edhe u dogjën publikisht dhe mbeti si shije prevalimi i dialogut mbi xanxarizmin politik.

PS nuk iu kthye më protestave dhe priti natyrshmërisht një përballje për zgjedhjet lokale, të cilat duke i trajtuar si test politik i fitoi ato si një parathënie se dy vjet më vonë do mund të merrte dhe pushtetin qëndror, siç dhe ndodhi.

Por mes segmenti kohor nga “Crocodile”e deri në 2013-ën, pati dy protesta të tjera, fatkeqërisht me viktima: 21 Janari dhe ajo e një viti më vonë me të përndjekurit, ku ndërroi jetë pas një vetëdjegie Lirak Bejko. (Tesheshi.com)