Opozita e çoroditur, tani pa asnjë kauzë ka kapur për “veshësh” hallin e banorve të Astirit, një problem i krijuar nga ajo vetë që në embrion.
Por, duke mos pasur asnjë mundësi për tu ngritur në elektorat, ata nuk lenë vënd pa u kacavjerrur, duke humbur edhe më shumë terren tek përkrahsit, që po i braktisin çdo ditë duke parë se si është katandisur partia e tyre.
Sot Policia e Tiranës ka proceduar penalisht Lulzim Bashën, për protestën tek Unaza e Re.
Gjithashtu, procedim penal ka pasur edhe për disa deputetë të tjerë të opozitës për protestën në datën 23 nëntor.
Mësohet se përveç kreut të PD-së, janë proceduar edhe deputetët Ervin Salianji e Klevis Balliu.
Por edhe këto janë thjeshtë rutin ligji, sepse keto deputet jo vetëm që nuk janë dënuar, por kanë arritur deri aty sa të dhunojnë e qëllojnë policinë./Ekskluzive.al