Një detaj mjaft interesant është zbuluar sot nga protesta para Kuvendit. Mësohet se shtyllat pranë godinës së Parlamentit janë lyer me graso.
Kjo me qëllim që protestuesit të mos arrijnë të ngjiten e të dëmtojnë kamerat të cilat mbikëqyrin gjithçka.
Nga momenti në moment pritet të nisë seanca plenare ku ka mbërritur edhe kryeministri Edi Rama ndërsa jashtë godinës së Parlamentit ka nisur grumbullimi i dhjetëra protestuesve.