Edhe pse leja në polici për protestën para bashkisë së Tiranës merret për të kërkuar dorëheqjen e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, dukshëm duket se qëllimi kryesor është lirimi i Sali Berishës, nga ‘arresti shtëpiak’ ku ndodhet prej dhjetorit 2023 pasi po hetohet për korrupsion për aferën e privatizimit të ‘Kompleksit Partizani”.
Adriana Kalaja ka nxitur protestuesit në veprime të dhunshme.
“Ne i kemi dhënë besën e fjalën Sali Berishës! Do të qëndrojmë në këmbë derisa të jetë në krye tonë”, thotë Adriana Kalaja.
Me mikrofon Kalaja vijon të nxisë ata pak militantë të dhunojnë. “Bravo njërez të lirë”, thotë ajo.
Protesta e sotme është e 11-ta dhe militantët cdo herë e më shumë janë më pak, tregues se sa vjen e kjo protestë nuk gjen mbështetje nga qytetarët por të disa ushtarëve hallexhinje që ëndërrojnë mrekullira sikur të ik Velija dhe të vijnë Këllici, Balliu, Kalaja, Nuli dhe kastrangulët e rrugës së Shpresë humburve, pa fe ide, atëdhe…turma pa arsye.