osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Protesta/ Kisha Katolike: Dialogu, rruga e vetme drejt paqes e zgjidhjes së drejtë

Protesta/ Kisha Katolike: Dialogu, rruga e vetme drejt paqes e zgjidhjes së drejtë

Kreu i Kishës Katolike, Imzot George Frendo apelon për dialog në mesazhin e përcjellë lidhur me protestën studentore, e cila ka hyrë në ditën e 10.

Në fjalën e tij theksohet se dialogu është rruga e vetme që do të garantojë paqen dhe një zgjidhje të drejtë.

“Në deklaratën e Konferencës sonë Ipeshkvore kemi thënë se, ne inkurajojmë studentët dhe institucionet arsimore e universitare për gjetjen e një gjuhe dialoguese, për të mirën e të rinjve universitarë.

Me këtë deklaratë nxis dhe lutem sinqerisht, që qeveria dhe studentët të zgjedhin rrugën e dialogut. Është rruga e vetme që do të garantojë paqen dhe një zgjidhje të drejtë”, tha ai.

Në këto ditë festash të fundvitit, kreu i Kishës Katolike nënvizoi gjithashtu se të gjithë duhet të kërkojnë rrugën e së vërtetës dhe të drejtësisë nëpërmjet dialogut, më shumë sesa rrugën e konfrontimit.

“Pas disa ditësh, të krishterët do të kremtojnë lindjen e Krishtit dhe të gjithë shqiptarët do të kremtojnë Vitin e Ri. Çfarë domethënie do të kenë urimet tona ‘Gëzuar Krishtlindjen’ apo ‘Gëzuar Vitin e Ri’ në këtë situatë të tensionuar?

Le të kërkojmë rrugën e së vërtetës dhe të drejtësisë nëpërmjet dialogut, më shumë sesa rrugën e konfrontimit. Dialogu është dialog, jo monolog. As thjesht një kompromis. Dialogu përfshin një dëgjim të sinqertë, më vullnet të mirë që të gjejmë rrugën e së vërtetës dhe të drejtësisë.

Nxis të gjithë besimtarët e të gjitha besimeve t’i drejtohen Zotit, që të ndriçojë të gjithë ata me përgjegjësi për një zgjidhje të drejtë dhe paqësore”, nënvizoi Imzot George Frendo.