Kryeministri Edi Rama përmes një mesazhi në ‘Twitter’ ka reaguar ndaj ‘kadrinjve’ që sipas tij janë axhituar pas protestave të studentëve, pasi dhjetori iku pa revolucion.
Mes ironisë kreu i qeverisë iu bën me dije ‘kadrinjve’ se të tilla stinë do kalojnë akoma. Po ashtu Rama shton se PS po reflekton seriozisht për të nxjerrë mësimet e duhura nga ‘shuplaka’ e studentëve për qeverinë.
“I shoh kadrinjtë të agjituar shumë që mirë u iku dhjetori pa revolucion, po kërkesat e studentëve mesa duket po adresohen dhe Partia Socialiste po reflekton seriozisht për të nxjerrë mësimet e duhura nga shuplaka e tyre për qeverinë Eh o kadrinj sa stinë si kjo do kaloni akoma”, shkruan Rama.