osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Protesta e opozitës “shfryhet”: Pas presionit ndërkombëtar Basha friksohet të aplikoi planin Berisha-Monika

Protesta e opozitës “shfryhet”: Pas presionit ndërkombëtar Basha friksohet të aplikoi planin Berisha-Monika

Sfumohet plani i opozitës për të rrëzuar Ramën me protesta. Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim deklaruan se do e rrëzojnë qeverinë përmes mosbindjes civile, por duket se dhe ky plan po shkon drejt fundit. Përfaqësuesit e opozitës protestuan ditën e djeshme sërish para Parlamentit, por nuk ndodhi asgjë nga ato që ishin paralajmëruar, pasi tubimi i opozitës u mbyll i qetë.

Prej disa ditësh Berisha dhe Kryemadhi kanë bërë thirrje për revolta dhe ishin përgatitur sërish për dhunë dhe kaos, por Lulzim Basha u prishi prapë planet. Të gjithë prisnin që pasi të mbante fjalën lideri demokrat, turma të mësynte drejt hyrjes së Parlamenti dhe të përplasej me policinë. Por nuk ndodhi ashtu, pasi Basha kërkoi që të shkojnë te KQZ për të dorëzuar dorëheqjet e kandidatëve pasues në lista. Vetë Basha, por sidomos Berisha e Kryemadhi kishin paralajmëruar mosbindje civile, madje militantët ishin përgatitur për dhunë në protestën e djeshme.

Por, si duket thirrjet e ndërkombëtarëve dhe ambasadave të atashuara në vend, detyruan kreun e PD, Lulzim Basha që të rrëzojë çdo skenar dhune. Madje, impaktin më të madh tek opozita, e cila hoqi dorë nga plani destabilizues e kanë pasur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes Philip Reeker, këshilltar i Komandantit të Forcave ushtarake amerikane në Evropë. Ky i fundit, i cili së shpejti pritet të marrë detyrën e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën, dy ditë më parë teksa ndodhej në Shkup, i bëri thirrje opozitës shqiptare që të heqë dorë nga revoltat dhe t’i rikthehet dialogut, pasi sipas tij, SHBA nuk e toleron dhunën. Pas thirrjes së Bashës, turma u drejtua te godina e KQZ, ku sërish nuk pati tensione. Protesta e djeshme ishte një sinjal se Basha e ka kuptuar se dhuna e përkeqëson situatën dhe ka filluar të tërhiqet.

Protesta nisi në orën 10:00

Protesta e opozitës nis në orën 10:00 para Parlamentit, teksa shumë mbështetës të partive kryesore me në krye PD dhe LSI kishin udhëtuar nga rrethet por edhe nga Tirana për të qenë pjesë e këtij tubimi, ndërsa pjesë ishin edhe banorët e Astirit.

Ndërkohë që ra në sy fakti se pjesën më të madhe të protestuesve e dominonin punonjësit e bashkive të administruara nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Fillimisht, protestuesit u grumbulluan para selisë blu rreth orës 9 e 45 minuta dhe më pas nisën marshimin për tek Kuvendi. Rreth orës 10 e 15 minuta, sheshi para Parlamentit nisi të popullohej, teksa protestuesit në kor thërrisnin “Rama ik”, ndërsa mbanin në dorë edhe pankarta me mbishkrime antiqeveritare dhe ishin pajisur me vuvuzela.

Po ashtu, ajo që ra në sy në protestën e djeshme kishte të bënte me faktin se disa prej protestuesve ishin pajisur me maska artizanale anti-gazlotsjellës, të bërë posaçërisht nga të rinjtë e LRI-së, me qëllim bërjen ballë të përplasjes me policinë, në rast se kjo e fundit do të hidhte gaz-lotsjellës. Mirëpo, në të njëjtën kohë, që protestuesit po grumbulloheshin para Kuvendit, në Parlament po fliste kryeministri Edi Rama dhe kjo gjë ka irrituar protestuesit. Në shenjë revolte, protestuesit jashtë Kuvendit e përcollën fjalën e Ramës në sallë, duke hedhur tymuese dhe kapsolla në drejtim të godinës së Parlamentit dhe kordonëve të policisë të cilit ishin dislokuar aty në ruajtje të rendit dhe sigurisë publike, madje dhe të deputetëve.

Sende të forta dhe shashka drejt policisë

Rreth orës 10 e 45 minuta, në mes të sheshit, nisën të mbanin fjalime krerët e opozitës dhe ish-deputetë të saj, si dhe qytetarët dhe kandidatë të listës për deputet që refuzuan mandatet, cilët njëzëri thërrisnin duam “Zgjedhje të parakohshme” dhe “Qeveri tranzitore”. Ndërkohë, gjatë protestës nuk munguan edhe incidentet e vogla, ku disa protestues ndezën goma, ndërsa hodhën sende të forta, shashka, flakadanë dhe shkopinj në drejtim të uniformave blu. Megjithatë, protesta u mbyll pas 3 orësh pa asnjë incident, për shkak se Lulzim Basha iu kërkoi protestuesve që ta shoqëronin për në KQZ, ku do të dorëzonte formularët e deputetëve të listës së PD që refuzuan mandatet.

Rigels Seliman