osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Protesta e opozitës pengesë e qëllimshme për bllokimin e negociatave

Protesta e opozitës pengesë e qëllimshme për bllokimin e negociatave

Nga Xhuljo Ferzaj

Në një moment kyç kur ne qytetarët i kemi sytë te çelja e negociatave, opozita e vendit tonë organizon protestë, e cila nuk është ndërtuar mbi bazën e asnjë kauze, asnjë argumenti të besueshëm, përveç akuzave politike të cilat shtohen çdo dit. Në vend që të ishte e aktive në kuvend, komisionet ligjore, bashkëpunuese në një moment kur bëhet fjalë për interesin kombëtar. Ajo ka zgjedhur të  dali në protestë para kryeministrisë, të thotë  “Jo! Ne nuk duam hapjen e negociatave me Bashkimin Europian”.

Protesta e opozitës do organizohet mbi bazën e fjalëve të  “Babales”, Albert Veliut, një  kukull që u përdor nga vetë  PD-ja, për të  deklaruar se ai ishte autori i audio përgjimit. Ndërkohë jo më  larg se dje Arben Ristani tha se Albert Veliu i përkiste PS, e përdorën sa të  gjenin një  shkak për të krijuar protestë, më pas e hodhën në rrugë. Kjo gjë pritej të ndodhte dhe nuk është ndonjë çudi. Të mos habitemi nëse pas protestës të nxjerrin ndonjë  “Protestues X”, të  dali e të deklaroj se është dhunuar, se kjo është qeveria që shkel qytetarët, a ku ta dimë  se çfarë manipulimesh mund të  nxjerr “Kinostudioja Shqipëria e Re”. Pse pikërisht protesta në prag të hapjes së  negociatave? Pse opozita të  mos ishte bashkëpunuese?

Opozita a nuk është votuar me votat e qytetarëve që  duan integrimin e Shqipërisë? Pse sot të mos ishin hapur negociatat, kështu do ishim duke festuar dhe jo protestuar? Ndërsa sot të  debatohej se kush punoj më shumë për përshpejtimin e afatit të  hapjes së negociatave, të merrnin duartrokitjen dhe vlerësimin e qytetarëve. Pse opozita bojkotoi miratimin e rezolutës për hapjen e negociatave me BE-në ?

Për çfarë  i kanë  votuar qytetarët këta, për karriget, vjedhje apo mashtrim? U votuan të na lënë në pritje para derës së BE-së edhe ca vite të tjera? Problemi i opozitës është më larg nga sa ne e mendojmë, kjo fillon që nga organizimi për ringritjen e PD dhe LSI, pas rezultatit të turpshëm që arritën në zgjedhje. Goditja e dytë i erdhi LSI-së nga përfaqësuesit e vet në këshillat bashkiak, duke iu bashkuar Partisë Socialiste, ky ishte një refuzim i politikave të Monika Kryemadhit. Ashtu si ata këshilltarët e LSI që u larguan, qytetarët po e kuptojnë se kush po u shërben dhe kush jo. Qëllimi i vërtet i opozitës tashmë ka dal hapur, kushdo po e kupton se cila palë është pengesa e reformës dhe integrimit. Opozita ka dy synime, së  pari të  pengoj hapjen e negociatave, së  dyti bllokimin e reformës me çdo mjet. Një ndër kushtet që kërkon Bashkimi Europian është edhe dialogu midis partive politike në Shqipëri, kjo është baltosur falë krizës artificiale të prodhuar mbi bazën e gënjeshtrave të fabrikuara në zyrat e PD-së, duke korruptuar një person si Albert Veliu, gjë e cila nuk është e vështirë, ka shqiptarë të tillë  që  vetë ofrohen për tu përdorur, nga ana tjetër doli dhe “gazetari” Jetmir Oldashi, i cili pretendonte se ishte autori i videos. Por në  fakt dalja në skenë e Jetmir Olldashit ishte një  taktik politike për ta zhvendosur përgjegjësinë dhe autorësinë te një  portal i cili rezulton se financohet nga vetë PD, me pretendimin për ta shitur te ne qytetarët si investigim të medias.

Kjo dështoj që nga momenti i kontraditave midis “Babales” dhe Jetmir Olldashit, kishin marrë përsipër të thoshin aq shumë gënjeshtra sa u ngatërruan me dëshmi të ndryshme dhe kontradiktore. Kauza politike e opozitës u ngrit mbi këta dy personazhe që rezultojnë precedent penal sipas autoriteteve të drejtësisë. Debati i ngritur në  kuvend, media dhe konferencave për shtyp, u tentua të shitej pikërisht tek 27 vendet anë tare që ne presim një përgjigje për hapjen e negociatave. Sikur të mos mjaftonte kjo, u ndërmor një  fushat nga zyrat e PD dhe LSI, vetë  deputetët, duke dërguar mesazhe, emaile të cilat nxijnë vendin tonë  para 27 shteteve anë tare të BE-së. Në një  kohë kur ka shtete që janë  skeptike, opozita u ka kërkuar të mos votojnë  hapjen e negociatave, shumë shpejtë do vërtetohet pasi të publikohen këto emaile dhe mesazhe që me të vërtet janë një turp po ti lexosh. Disa përfaqësues të  shteteve anëtare kanë pyetur se si qëndron e vërteta e emaileve dhe mesazheve që shprehen kundër hapjes së negociatave të vendit të vet, madje për ata kjo është shumë qesharake që opozita e Shqipërisë kërkon bllokimin e integrimit për vetë Shqipërinë.

A nuk janë shqiptar këtë? A nuk janë votuar nga qytetarët për të miratuar rezolutën në  kuvend e cila do i dërgohet BE-së, për ti kërkuar me një zë të bashkuar hapjen e negociatave? Sigurisht opozitës nuk i intereson integrimi i Shqipërisë por përfitimi politik, gjë të cilën e kanë bërë aq kohë  sa kanë  qëndruar në pushtet, duke u pasuruar në dëm të xhepave të qytetarëve. Integrim për PD dhe LSI do të  thotë humbja e mundësisë për të  vjedhur fonde. Kthimi i pasurive të pajustifikuara. Gjatë mbledhjes me strukturat e saja para protestës, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tha “Opozita është për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndërsa Edi Rama nuk e do”.

Kjo deklaratë u bë në  datë n 22 maj, ndërsa 2 ditë  më  vonë, LSI së  bashku me PD nuk e votuan rezolutën në kuvend, për ti kërkuar me një zë të përbashkët BE-së hapjen e negociatave. Mjafton kaq për të kuptuar se kush është pro integrimit dhe kush jo. Shqiptarët duhet ta kuptojnë demin që po i sjell PD dhe LSI procesit integrues, në një kohë ku vlerësohet jetik. Krijimi i krizës politike erdhi si pasoj e opozitës, nuk u krijua nga mazhoranca. Organizimi i protestës është vulosja e qëndrimit kundër çeljes së  negociatave për shqiptarët, dhe bllokimit të reformës në drejtësi. PD dhe LSI duhet të kuptojnë se vlerësimi i hapjes së negociatave nuk do bëhet mbi krizën politike që po shkakton, por mbi bazën e vlerësimit pozitiv të  reformës, më e keqja do ishte shtyrja e afatit. Më  tepër se kaq duhet të  kuptojnë se reforma është një investim i SHBA dhe Bashkimit Europian dhe nuk varet nga Basha, Kryemadhi dhe Berisha.

Këta janë disa ushtar të vegjël kundër një perandorie të madhe. Të  dalësh kundër reformës në drejtësi dhe hapjes së negociatave është një qëndrim i hapur kundër interesave të qytetarëve shqiptarë, SHBA-së dhe BE-së. Pengesat e qëllimshme nuk kanë për t’ia dal, SHBA dhe BE janë të vetëdijshme se kush qëndron pas opozitës, jo sot por më herët se kaq. Opinioni publik e mori këtë informacion pas publikimit të skandalit të lobit rus në mediat amerikane. Për fatin e mirë të shqiptarëve, negociatat do hapen, por opozita ka nisur një  lojë në dëm të qytetarëve dhe Shqipërisë duke nxjerrë çdo lloj pengese. Shqiptarët nuk kanë fatin të shikojnë partitë  politike të bashkuara në një zë për çeljen e negociatave por përçarje politike, krizë e nxitur në mënyrë  artificiale me prapaskena në dëm të interesave kombëtare.

Në protestë duhet të shmanget provokimi dhe dhuna nga ana e militantëve, kjo nuk është në të mirë të palëve politike. Negociatat do të hapen pavarësisht se do na gjejnë të përçarë dhe në krizë politike, me pengesa nga subjektet politike që fatkeqësisht pretendojnë të bëjnë opozitë në Shqipëri. Qytetarët duhet ta bojkotojnë protestën e Bashës dhe Kryemadhit për faktin se zhvillohet në dëm të interesit kombëtar, kundër negociatave dhe kundër vetvetes. Në protestë vetëm sa do përdoren, duhet të dinë se “liderët e opozitës” nuk kanë asnjë interes tjetër përveç bllokimin e çeljes së negociatave. Çdo qytetar që ka vendosur të protestoj duhet ti bëjë pyetje vetes se për se do dali? Kur “Audio përgjimi” rezulton një sajesë, e cila mund të vazhdoj përsëri me ndonjë serial të ri gjatë organizimit të protestës për të përdorur më mirë militantët për çfarë do lloj qëllimi të Bashës, Kryemadhit dhe Berishës.