osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Protesta e 11 majit “ndez” opozitën: Berisha i vë kusht Bashës rrëzimin e Ramës para fushatës

Protesta e 11 majit “ndez” opozitën: Berisha i vë kusht Bashës rrëzimin e Ramës para fushatës

Protesta e 11 majit duket se ka thelluar përplasjet dhe mosmarrëveshjet brenda opozitës. Protesta e së shtunës që vjen do jetë e katërta e madhe e organizuar për këtë vit nga PD-LSI dhe shihet si vendimtare nga shumë demokratë. Por gazeta ka mësuar se presionet ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha janë rritur ndjeshëm, si nga ish-kryeministri Sali Berisha, ashtu edhe nga njerëzit e tij në bazë dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Sipas informacioneve, Berisha dhe njerëzit e tij, kanë kërkuar nga Basha që në këtë protestë duhet me patjetër të ketë dhunë, ndërsa i kanë vënë si kusht me patjetër rrëzimin e Ramës. Në këtë kontekst, mësohet se ish-kryeministri e ka argumentuar kërkesën e tij me faktin se opozita ka protestuar disa herë, por Rama sipas tij, as ka ndërmend që të reflektojë dhe të pranojë kërkesat e opozitës. Kështu që sipas tij, e vetmja rrugë për rrëzimin e qeverisë janë revoltat dhe jo protestat e qeta, sikundër i ka bërë Basha gjatë këtyre javëve.

Po ashtu, burimet saktësuan se Berisha dhe njerëzit e tij, siç janë ata në bazë por edhe ish-deputetët, kanë qenë të prerë në kërkesat e tyre, duke e quajtur këtë protestë si vendimtare dhe jo shëtitje sikundër është bëri në tre tubimet e tjerë. Mësohet se ish-kryeministri dhe njerëzit e tij janë shprehur se po nuk ra Rama brenda majit, as ka për të rënë më. Presionet ndaj Bashës janë rritur ndjeshëm dhe në bazë. Njerëzit e Berishës janë zhgënjyer nga reagimet e deritanishme dhe po ushtrojnë presion ndaj krerëve të degëve që të ketë destabilizim.

Ja pse është alarmuar Berisha

Interesant është fakti se një tjetër arsye që ka detyruar Berishën që të nisë presionet ndaj Bashës, është venitja e protestave dhe reagimi i moderuar i kryetarit të PD. Sipas informacioneve, mësohet se Berisha dhe njerëzit e tij kanë kërkuar nga kryedemokrati që të ashpërsojë reagimin dhe në 11 maj të mbizotërojë kaos e dhuna dhe jo qetësia që e ka karakterizuar Bashën gjatë kësaj kohe.

Pasi në të kundërt siç pohuan burimet, opozita do ta ketë të vështirë për të rrëzuar Ramën, aq më tepër që tani po vjen vera dhe pas pak javësh pritet të nisë edhe fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku askush nuk do ta ketë më vëmendjen tek opozita. Kështu që, i ndodhur para kësaj situate, Berisha është hedhur në sulm, duke ia bërë të qartë Bashës se nuk ka më kohë për shou, por para fushatës së zgjedhjeve vendore duhet me patjetër që të rrëzojë Ramën.

Kështu që, të ndodhur përpara kësaj situate, mësohet se ish-kryeministri i ka kërkuar kryedemokratit që të mos tallet më me militantët, por në 11 maj të ndajë shapin nga sheqeri. Madje, faktin se protestat e opozitës po sfumohen dhe po tkurren nga dita në ditë e vërtetojnë edhe tubimet e zhvilluara së fundmi, ku njerëzit dalin dhe kthehen në shtëpi dhe nuk arrijnë objektivin për të cilin mendojnë.

Pra, kemi një përplasje Basha-Berisha, ku nga njëra anë ish-kryeministri kërkon dhunë dhe nga ana tjetër kryedemokrati kërkon protesta demokratike. Ndërkohë që, faktin se protesta e opozitës nuk po prodhojnë gjë, e tregon edhe Kryemadhi. Kjo e fundit duket se është tërhequr, pasi deri para pak javësh bënte thirrje për revolta, ndërsa së fundmi nuk ka bërë thirrje të kësaj natyre. Megjithatë, na duhet të presim 11 majin se çfarë do të ndodhë më konkretisht. /Rigels Seliman