“Në Shqipëri ofrohen bursa ekselence dhe në këtë proces mund të bëjmë një zgjerim, por duhet ta bisedojmë”.
Kështu deklraoi kryeministri Rama i cili shtroi në komunikimin me studentët edhe një propozim për çështjen e punësimit të studentëve ekselentë në administratë.
“1000 vende pune në administratë nga klasifikimi i studentëve me mesatare 9 deri në 10, në të gjithë fushat, të cilëve do t’u ofrohet vend pune.
Pa konkurs fare, me meritën e notave, pastaj do futet në konkurs”, tha Rama.
Kryeminsitri shtoi se qeveria dhe studentët duhet të ulen dhe dialogojnë mbi një propozim të tillë, ashtu si për kërkesat e tjera.