osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Propozimet më romantike në botën e showbizz-it…(Foto)

Propozimet më romantike në botën e showbizz-it…(Foto)

Propozimi për martesë është padyshim një nga momentet të rëndëishme në një histori dashurie.

Shumë femra presin gjithë jetën për ketë moment, duke vënë në presion kështu partnerët që të mendojnë një propozim sa më romantik.

Do të ketë një unazë të fshehur në ëmbëlsirë, do të ketë qirinj apo do të ulet në gjunjë në mes të njerëzve për të të bërë pyetjen 1 milion dollarëshe?

“Iconstyle” sjell sot 10 propozimet më romantike për martesë të çifteve të njohura shqiptare.

Për ju që e keni në planet tuaja të afërta, por edhe për ju që nuk e keni fare në plan martesën: Shikoni dhe mësoni!

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani. Propozimi i dy këngëtarëve ka qenë një ndër më të veçantit, i realizuar 20 metra nën thellësinë e Oqeanit Indian. E ftuar pak ditë më parë në emisionin Pop Culture, anëtarja e jurisë të The Voice Kids, Miriam Cani rrëfeu se ky moment ishte sa magjik por edhe i frikshëm. “Kur erdhi Albani me këtë gjë u emocionova aq shumë saqë harrova të gjitha rregullat që instruktori na kishte thënë më parë dhe fillova të lëvizja fytyrën time ngaqë po qaja. I gjithë uji u fut brenda në maskë. Ne nuk na lejohej fare të lëviznim. Isha gati duke u mbytur. Albani më thoshte qetësohu, rrëfeu ajo duke mos fshehur sërish emocionet.

Historia e Ledionit është një nga ato historitë e befasishme që moderatori ka ndarë pak kohë më parë me publikun. Ai publikoi një foto ku shihej se i kishte vendosur unazën në gisht Sarës. Moderatori tregoi se ndryshe nga sa prisnim, propozimi ishte spontan dhe nuk pati gota me shampanjë apo veshje elegante klasike si në filma. Dita kur ajo tha Po dhe më pas hëngrëm churros për ta festuar! zbuloi Ledioni me këtë foto duke na lënë të kuptojmë se ndonëse ky moment nuk kishte petale trëndafili por ushqim spanjoll, mbetet sërish romantik.

Propozimi për martesë që i bëri partneri Afërdita Dreshajt, ka qenë me siguri ai që këngëtarja ka ëndërruar. Nata ishte romantike, me lule, qirinj dhe aromën e detit. Unaza me diamant ishte e personalizuar, e dizenjuar enkas për Afërditën në SHBA. Jakubi zgjodhi hotelin ku kishin qëndruar herën e parë kur Afërdita kishte shkuar në Pragë. As në ëndrra nuk e kisha imagjinuar ashtu. Nuk e prisja fare, deri në momentin që ai është ulur në gjunjë nuk e kam kuptuar se çfarë po ndodhte dhe kjo besoj që e bëri të paharrueshme për ne të dy atë moment, rrëfeu Afërdita.