Martohen Thibo Courtouis dhe Mishel Gerzig. Portieri i Real Madrid nuk ka pritur më dhe ka çuar marrëdhënien e tij me modelen izraelite në një tjetër nivel.“Gardiani” belg i ka propozuar Gerzig-ut jo gjatë një ceremonie të veçantë, por pikërisht në pushime.
Bukuroshja e njohur ka bërë një postim në rrjetet sociale, natyrisht përkrah fotove përkatëse, ku shkruan: “Po, për një jetë me ty
Ajo ka qenë fansja numër një e 30 vjeçarit në vitin futbollistik që lamë pas, duke brohoritur për të, sa në një stadium në tjetrin. Për Courtouis ishte një edicion tejet i suksseshëm, pasi ngriti me Real Madridin trofeun e lavdishëm të UEFA Champions League.