Rasti i një të moshuare në Pejë në një azil, tronditi opinionin ditën e sotme, por duket se kjo nuk mund të lihej pa u përdorur nga serbët, të cilët e kanë trumpetuar si një akt dhune të ndodhur ndaj një qytetareje serbe që jeton në Kosovë.
Eksperti i sigurisë në Kosovë, Agim Musliu ka publikuar këtë fakt, ndërsa ka shpërndarë se në një llogari në Facebook me emrin Balsa Lekic, i cili si vendbanim ka vendosur Mitrovicën, kishte shkruar se në Pejë infermieret shqiptare e kanë sulmuar fizikisht një të moshuar serbe.
Musliu e ka konsideruar këtë përpjekje si pjesë të luftës hibride serbo-ruse ndaj Kosovës. Pas reagimit të Musliut, në profilin e Lekic është redaktuar pjesa ku thuhej se e moshuara ndaj të cilës u ushtrua dhunë, ishte serbe.