osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pronat e dyshimta, shkollimi i fëmijëve dhe shpenzimet e gruas në SHBA, kjo është dosja e të pandehurit Adriatik Llalla në SPAK

Pronat e dyshimta, shkollimi i fëmijëve dhe shpenzimet e gruas në SHBA, kjo është dosja e të pandehurit Adriatik Llalla në SPAK

Dhjetorin e 2012-s teksa merrte stafetën nga Ina Rama për të drejtuar Prokurorinë e Përgjithshme, Adriatik Llalla do të deklaronte se gjatë mandatit do të kishte si prioritet motivimin e prokurorëve që përballen pa kompromis me krimin e korrupsionin.

Ai ishte 43 vjeç kur bëri betimin si prokuror i Përgjithshëm dhe kur premtoi se do të ishte garant i të përkushtuarve dhe atyre që do përfaqësonin me dinjitet akuzën në emër të shtetit.

Tetë vite nga kjo sipërmarrje, ish-prokurori i Përgjithshëm, vazhdon të jetë në dorë të prokurorëve, të cilët u refuzuan nga gjykata për ta mbyllur hetimin ndaj ish-zyrtarit të lartë e për ta dërguar si të pandehur për akuzën e refuzimit për deklarim të rremë e kryer tre herë, si e vetmja vepër e mbetur në një hetim që u mbajt sekret për një kohë të gjatë.

Sipas urdhrit të Gjykatës së Posaçme, gjatë verës dhe vjeshtës, prokurorët e SPAK duhet të gërmojnë në llogaritë bankare dhe të ardhurat e shtetasve me të cilët Adriatik Llalla pati marrëdhënie biznesi. Detyrat e lëna nga Gjykata e Posaçme ndaj SPAK duket se janë më së tepërmi një tërheqje veshi për prokurorët e Posaçëm, që të hetojnë akoma më tepër ndaj ish-eprorit, emri i të cilit prej dy vitesh kaloi sa nga sirtarët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në tryezën e SPAK. I hetuar si fillim në Prokurorinë e Durrësit, çështja ndaj tij mori zhvillim tjetër kur u dorëzua pranë ish-Krimeve të Rënda, prej nga ku iu besua SPAK që krahas shtyrjeve të afateve hetimore në fund e dorëzoi si të akuzuar vetëm për një akuzë, ndërsa ajo më e rënda pastrimi i parave u vlerësua se nuk kishte prova

Blinte lirë, pasuria rivlerësohej shumëfish brenda pak muajve

Për thembrën e Akilit, pasuritë, prokuroria nënvizon në dosje se “krijohet bindja që i pandehuri Adriatik Llalla ka fshehur vlerën e pasurive të paluajtshme të blera prej tij, duke lidhur kontrata shitblerjeje për blerjen e pasurive të paluajtshme me çmim tepër të ulët krahasuar me çmimin e tregut”. Diferencat e çmimeve në këtë rast janë sa rreth gjysma e çmimit të pasurive në tregun e lirë – pohon prokurori. Rezulton se në katër raste, pasuritë janë blerë nga Gazment Brahimi, i cili nga ana e tij pasuritë i ka blerë nga persona të tjerë dhe pas një periudhe rreth dy apo tre mujore ia ka shitur ato të pandehurit Adriatik Llalla. Konkretisht, Prokuroria thekson se një vit përpara se ti përfundonte mandati( 2016), kur ishte prokuror i Përgjithshëm Llalla bleu tokë me sipërfaqe 4500 metra katrorë me çmimin 1 mijë leke metri katror. Blerja me vlerë 4 milionë e 500 mije lekë u krye në pesë dhjetor 2016 nga shtetasi Gazment Brahimi, që kishte tre muaj që e kishte blerë të njëjtën tokë për të njëjtin çmim dhe ja shiti Llallës. Prokuroria thotë ne dosjen që gazeta Si disponon ekskluzivisht se pas blerjes, një vit më vonë kur Llalla vazhdonte ishte në detyrë kjo pasuri u rivlerësua tetë fish, pra nga 1 mijë lekë metri katror u rivlerësua 8071 m katror dhe me një vlerë në total 36.323.100 lekë.

“Në datën 15 mars 2017, kur kishte hyrë në vitin e fundit të mandatit si prokuror i përgjithshëm, Llalla bleu nga Gazment Brahimi 12.300 metra katrorë tokë me 600 lekë metri katror, për 7.380.000 lekë. Shitësi e mbajti vetëm tre muaj tokën si pronar, pasi e kishte blerë në fund të dhjetorit 2016 për 2 milionë e 460 lekë. Brenda dy muajve pasi bleu këtë tokë, eksperti e rivlerëson këtë tokë me katërfishin e vlerës, pra me 2500 lekë metri katror dhe me vlerë përfundimtare 30.750.000 lekë.

E njëjta skemë përdoret edhe në blerjen vazhduese, ku në të njëjtën ditë, 15 mars 2017 ai bleu 3 mijë metra katrorë tokë për 1 milion e 800 mijë lekë, me çmimin e favorshëm 600 lekë metri katrorë. Toka sërish i blihet Brahimit që sërish e kishte blerë për 600 mijë lekë tre muaj para shitjes kur ish-prokurori i Përgjithshëm e rivlerësoi këtë pasuri, ajo vlente gati pesë fish dhe i shkoi çmimi në 7 milionë e 500 mijë lekë.

Gjatë hetimeve paraprake thuhet më tej në dosjen që gazeta Si po zbardh u kryen një sërë hetimesh e veprimesh hetimore me qëllim verifikimin e të ardhurave të Llallës, shpenzimet e kryera, investimet, pasuritë në zotërim të tij dhe familjes ku dhe janë konstatuar disa raste të fshehjes së vlerës së pasurive të përfituara, investimeve dhe shpenzimeve të kryera.

Adriatik Llalla përmendet nga prokuroria edhe për deklarimin si shpenzim për pagesën e qirasë në Gjermani gjatë gjashtë muajve nga korriku në dhjetor 2017, në shumën 7050 euro. Ky shpenzim përfshihet prej tij në deklaratën vetting për efekt të procesit të rivlerësimit, ndonëse më pas vettingu u ndërpre pas dorëheqjes nga ky proces të dorëzuar në shkurt 2018 (tre muaj pasi i kishte përfunduar mandate dhe u zëvendësua nga prokurorja Arta Marku).

Prokuroria përmend edhe letërporositë e dërguara drejt Gjermanisë dhe SHBA, ky i fundit shteti që përmes ish sekretarit Rex Tillerson deklaron shpalljen non grata të ish-kryeprokurorit dhe familjes së tij dhe për rrjedhim ndalimin për të hyrë në USA.

Amerika përgjigjet dhe për hetimin, 17 mijë dollarë siguracione.

‘Bashkëshortja e Adriatik Llallës ka marrë shërbim mjekësor në Spitalin Haskensack, nga data 30 dhjetor 2016 deri në 2 janar 2017. Shpenzimet mjekësore kanë qenë në total në shumën e 22.981 dollarë nga të cilat shuma prej 17.469 janë mbuluar nga siguracioni, ndërsa shuma prej 5512 USD është paguar nga vetë pacientja.

Më tej në letërporosi thuhet: për fëmijën e lindur është dhënë ndihmë mjekësore nga data 31 dhjetor 2016 deri në datë 3 janar 2017. Shpenzimet mjekësore kanë qenë në total në shumën e 7050 USD, nga të cilat shuma prej 4850 USD është mbuluar nga siguracioni ndërsa shuma prej 2200 dollarë nga vetë pacientja.

Pra shpenzimet mjekësore kanë qenë në këtë rast 7712 USD.

Shpenzimet mjekësore të mësipërme – vëren prokurori – në këtë rast tejkalojnë kufirin monetar prej 300 mijë lekë që është vendosur nga ligji për t’u deklaruar dhe që nuk janë deklaruar.

Po Gjermania?

Letërporosia e palës gjermane hedh dritë mbi shpenzime të tjera ku përfshihet edhe shkollimi i fëmijëve.

Në vitin e fundit të drejtimit të detyrës si prokuror i Përgjithshëm bashkëshortja e Llallës sipas dosjes që disponon gazeta Si, lidh një kontratë qiraje me gjermanët Nortbert dhe Gabriele Ochmann. “Kontrata lidhet me afat njëvjeçar me qira mujore në shumën 1175 euro. Shuma vjetore e qerasë 14.100 euro si dhe shuma garanci prej 3525 euro”, shkruajnë gjermanët për prokurorët shqiptarë.

Sipas prokurorisë kjo shumë u pagua cash nga Adriana Llalla në çastin e lidhjes së kontratës.

Por cash ka paguar edhe Adriatik Llalla që teksa drejtonte organin qendror të akuzës shtyn kontratën e qirasë në 2 maj 2017 të lidhur mes palëve. “Shuma vjetorë e qirasë prej 14.100 euro është parapaguar në kesh nga Adriatik Llalla”, nënvizojnë gjermanët.

Prokurorët dyshojnë se edhe në këtë rast ish-prokurori i Përgjithshëm ka kryer fshehje dhe deklarim të rremë, pasi pas largimit nga detyra ai ka deklaruar shpenzime për pagesën e qerasë në shumën 7050 euro gjatë korrik dhjetor 2017, por nuk ka deklaruar shpenzimet e tjera për pagesën e qirasë nga janari deri në qershor që u parapagua personalisht prej tij në datën 2 maj.

Shkolla e fëmijëve 45 mijë euro!

Fëmijët e Llallës kanë ndjekur studimet në shkollën ndërkombëtare të Bremenit në vitet 2016-2017 dhe 2017-2018 thotë në qëndrimin e tij prokurori i SPAK. “Pagesa për të dy vitet shkollore në shumën 45 mijë euro është depozituar në llogarinë e shkollës nga gjermania Sabine Jaekel Meyer, këtë shumë ia ka dhënë Adriatik Llalla me qëllim transferimin për llogarinë e shkollës nëpërmjet llogarisë bankare”, citohet në letërporosi.

Në dosje shtohet më tej si i dyshimtë edhe ndërtimi i katit të tretë të shtëpisë private të Llallës, që shikohet si deklarim i rremë dhe fshehje për vitin kur kjo shtesë u ndërtua.

Adriatik Llalla u etiketua si armik i reformës nga ish-ambasadori amerikan, Donald Lu, sipas të cilit ish-zyrtari shqiptar është i korruptuar. Por pa kaluar shumë kohë nga kjo përplasje, edhe pse të huajt iu përgjigjën me letërporosi, duke përcjellë shpenzimet e Llallës, ai shkoi në gjykatë vetëm për një akuzë, larg atyre për të cilat nisi hetimi i bujshëm.(gazetaSI)