Zbulohet koka e laboratorit të heroinës në Has. Ai është A.Hoxha nga Kruja. Bëhet me dije se Hoxha është pronar i disa hoteleve në Rinas.
Të premten policia zbuloi një laborator droge në fshatin Bernog të Hasit, ndërsa vunë në pranga 3 anëtarë të familjes Shuti. U sekuestruan si dhe 160 kallëpet e heroinës të mbështjellë me natriban gati për transport, lëndë narkotike në perpunim.
Policia sekuestroi gjithashtu edhe nje sasi te konsiderueshme opiumi, bime kjo baze per krijimin e heroines.
A.Hoxha është shpallur në kërkim ndërkombëtar.