osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Prokurorja me fat”: Rovena Gashi mori dhuratë një apartament 137 m2

“Prokurorja me fat”: Rovena Gashi mori dhuratë një apartament 137 m2

Nga Adriatik Doci

Ish-drejtoresha e Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, Rovena Gashi, të cilës Ambasada Amerikane i refuzoi vizën për të udhëtuar drejt SHBA, deklaron se në vitin 2013 babai i ka dhuruar një apartament banimi me sipërfaqe 137 m2, me pjesë 50 %. Shqiptarja.com zbardh ekskluzivisht pasurinë e zonjës Gashi që nga viti ku u bë pjesë e sistemit të drejtësisë në vitin 2004 deri në vitin 2016. Prokurorja Gashi, e përfolur në media si krahu i djathtë i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, u shkarkuar fillimisht nga kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku, si drejtoreshë e Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë dhe për Dekriminalizimin. Tashmë Arta Marku e ka pezulluar nga detyra zonjën Gashi, së bashku me bashkëshortin, Dritan Gina, për shkak se janë marrë të pandehur për fshehje pasurie. Rovena Gashi pa aplikuar për t’u bërë anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Dyshimet mbi pasurinë

Rovena Gashi, për vite me radhë, si pasuri deklaron vetëm pagën dhe një makinë Fiat Punto, por befas në vitin 2013, babai i  bën dhuratë një apartament, vlerën e të cilit nuk e deklaron. Referuar deklaratave të pasurisë që disponon Shqiptarja.com, apartamenti përbëhet nga dy dhoma, një kuzhinë, një dhomë ndenje, dy korridore, dy tualete dhe dy ballkone. Gashi thotë se babai i saj e ka poseduar këtë pronë që prej vitit 2004. Zonja ka nisur të deklarojë pasurinë që nga viti 2004, për shkak të detyrës si prokurore. Prokurorja, deri në vitin 2014, nuk ka deklaruar asnjë pasuri në emër të anëtarëve të familjes, në varësi të statusit. Në deklaratën e vitit 2006, zonja shënon tek të ardhurat edhe një raport leje lindjeje, por në deklaratë nuk figuron asnjë pasuri në emër të dikujt tjetër, që mund të ishte bashkëshorti. Kjo do të thotë se çifti mund të ketë bashkëjetuar.

Deklarata e pasurisë e Rovena Gashit

Pasuria vit pas viti

Në deklaratën e parë të pasurisë, në vitin 2004, Rovena Gashi deklaron vetëm pagën si prokurore 772 608 lekë. Vetëm pagën deklaron edhe në 2006 dhe 2007, ndërsa në 2005, deklaron 500 mijë lekë kursime dhe një makinë Fiat Punto me vlerë 800 mijë lekë të vjetra. Edhe në vitet në vijim, zonja deklaron kursime modeste dhe pagën. Në vitin 2010, merr një kredi 12 mijë euro për të blerë një makinë. Në vitin 2012, zonja Gashi blen një apartament në zonën e Shkëmbit të Kavajës, për të cilin thotë se për të blerë një pasuri të tillë, ka marrë një kredi, me vlerë 45 mijë euro. Po gjatë këtij viti, zonja thotë se ka marrë një kredi 59 999 lekë për blerjen e një televizori, 59 999 lekë, e makës Philips 32’’.

Bashkëshorti

Emri i bashkëshortit të Rovena Gashit, Dritan Gina del në skenë vetëm në deklaratat e viteve të fundit. Zonja Gashi deklaron që në vitin 2006, të ardhura nga leja e lindjes. Gjithashtu, edhe në vitin 2011, zonja deklaron 431 610 lekë të ardhura nga sigurimet shoqërore dhe leja e lindjeje. Megjithatë, zonja deklaron për herë të parë pagën e bashkëshortit, Dritan Gina në vitin 2014. Gjatë këtij viti, Gashi deklaron 1 410 514 lekë të ardhura nga paga e bashkëshortit si prokuror.

Dhurata

Rovena Gashi, për vite me radhë, si pasuri deklaron vetëm pagën dhe një makinë Fiat Punto, por befas në vitin 2013, babai i fal një apartament, vlerën e të cilit nuk e deklaron.

 

Apartamenti

Në vitin 2010, merr një kredi 12 mijë euro për të blerë një makinë. Në vitin 2012, zonja Gashi blen një apartament në zonën e Shkëmbit të Kavajës, për të cilin thotë se për të blerë një pasuri të tillë, ka marrë një kredi, me vlerë 45 mijë euro.

 

Pasuria e Prokurores Rovena Gashi ndër vite

Pasuria 2004

Paga si prokurore 772 608 lekë.

Pasuria 2005

500 mijë lekë kursime nga paga.

800 mijë lekë, Fiat Punto.

Paga si prokurore, 800 mijë lekë.

Pasuria 2006

Të ardhura nga paga (raport leje lindjeje), 565 781 lekë.

Pasuria 2007

Paga si prokurore, 870 258 lekë.

Pasuria viti 2008

Llogari bankare, 5 mijë euro, të ardhura nga paga dhe kursime familjare.

Paga si prokurore, 854 009 lekë

Pasuria 2009

Të ardhura nga puna, 939 150 lekë.

Pasuria 2010

Shtuar kursimet nga të ardhurat nga paga, 500 000 lekë.

Paga si prokurore, 1 080 000 lekë.

Kredi në Credins, për blerje makine, 12 mijë euro, makina është blerë 15 mijë euro.

Pasuria 2011

Shtuar kursimet nga të ardhurat nga paga 200 000 lekë.

Blerje apartament në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Të ardhura nga puna, 309 808 lekë.

Të ardhura nga sigurimet shoqërore/leje lindjeje, 431 610 lekë.

Vazhdon shlyerja e kredisë 12 mijë euro, për blerjen e makinës, nga 250 euro në muaj.

Kredi për blerjen e një televizori, 59 999 lekë, e makës Philips 32’’.

Marrë një kredi 45 mijë euro në Raiffeisen Bank.

Pasuria 2012

Shtuar kursimet nga të ardhurat nga paga 200 000 lekë.

Të ardhura nga puna, 902 212 lekë.

Overdraft në Bankën Credins, 190 000 lekë.

Pasuria 2013

Apartament banimi, 137 m2, pjesa 50 %, dhuruar nga babai, i cili e ka poseduar si pronë që prej vitit 2004. Apartamenti përbëhet nga dy dhoma, një kuzhinë, dy korridore, dy tualete, dy ballkone.

Të ardhura nga paga, 403 681 lekë.

Të ardhura nga paga në Prokurorinë e Përgjithshme, si drejtore, 998 795 lekë.

Vijon shlyerja e kredisë për blerjen e makinës dhe të apartamentit në Durrës.

Pasuria 2014

Kursime nga paga si prokurore së bashku me bashkëshortin Dritan Gina, 500 000 lekë.

Llogari debitore në Crendis, ku janë kaluar shpenzimet zyrtare të udhëtimit jashtë vendit, për llogari të institucionit, 450 000 lekë.

Të ardhura nga paga në Prokurorinë e Përgjithshme, 1 734 227 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si prokuror, 1 410 514 lekë.

Vijon shlyerja e kredisë për blerjen e makinës dhe të apartamentit në Durrës.

Pasuria 2015

Kursime nga pagat së bashku me bashkëshortin, 300 000 lekë.

Llogari debitore në Crendis, overdraft, 450 000 lekë

Hapur llogari kursimi në emër të fëmijëve, 20 000 lekë dhe 20 000 lekë.

Të ardhura nga paga në Prokurorinë e Përgjithshme, 1 825 181 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si prokuror, 1 367 000 lekë.

Shlyer kredia për automjet, kredia ishte 12 mijë euro.

Vijon shlyerja e kredisë për apartamentin në Durrës.

Pasuria 2016

Depozitë në Credins Bank 10 mijë euro, kursime nga paga e saj dhe e bashkëshortit.

Llogari kursimi në emër të… Gina, 151 191, burimi paga e deklaruesit.

Llogari kursimi në emër të… Gina, 151 191, burimi paga e deklaruesit.

Të ardhura nga paga në Prokurorinë e Përgjithshme, 1 798 769 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si prokuror, 1 236 576 lekë.

Kredi për blerje të pajisjeve elektroshtëpiake, lavatriçe, 76 991 lekë.

Vijon shlyerja e kredisë për blerjen e apartamentit në Durrës.