osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Prokurorja e ish kryeministrit kroat Sanader, takim me Gjon Juncajn: SHBA-BE, bashkë për të prangosur “peshqit e mëdhenj”

Prokurorja e ish kryeministrit kroat Sanader, takim me Gjon Juncajn: SHBA-BE, bashkë për të prangosur “peshqit e mëdhenj”

Prokurorja kroate do operojë si pjesë e SPAK në emër të EURALIUS, misionit të BE, ndërsa Gjon Juncaj operon pranë organeve të drejtësisë së re si pjesë e misionit OPDAT, stukturë e SHBA në mbështetje të organeve ligjzbatuese shqiptare. Do jenë pjesë e vazhdueshme e SPAK, për të hetuar e dërguar në bankën e të akuzuarve të gjithë pushtetarët shqiptarë që kanë abuzuar me pushtetin, duke filluar nga Berisha, Meta, Basha, Monika, e deri te ish ministra, zyrtarë e ish zyrtarë të lartë të administratës dhe policisë, prokurorë e gjyqtarë.

Takim dhe me kreun e KLP Ibrahimi, me mesazhin se duhet të fillojnë menjëherë “gjuetia” e “peshqve të mëdhenj” të politikës shqiptare. Ardhja e prokurores krotate që futi në burg Sanader ka tronditur sidomos politikanët e korruptuar, ndërkohë që ka marrë në dorë menjëherë për t’u njohur dosjet e rënda të korrupsionit e krimit në Shqipëri

Prokurorja kroate që futi në burg ish kryeministrin Ivo Sanadër, ish zv.kryeministrin dhe shumë zyrtarë të tjerë të lartë në Kroaci, Tamar Laptosh, ka pasur një axhendë të ngjeshur në Shqipëri.

Pasi ka marrë pjesë dy ditë më parë në një takim me prokurorë në prezencë edhe të ambasadorit të BE Luigi Soreca, dhe ku u deklarua se do të qëndrojë 2 vjet si pjesë e SPAK, pasditen e djeshme ka pasur dhe një takim tjetër të rëndësishëm.

Prokurorja kroate Laptosh është takuar me Gjon Junçajn, i cili vijon të jetë i atashuar në emër të SHBA në Prokurorinë për Krime të Rënda dhe atë të Përgjithshme, për t’i dhënë asistencë trupës së prokurorëve, të cilët po hetojnë rastet e korrupsionit të zyrtarëve të lartë.

Nuk bëhet e ditur në lidhje me detaje të bisedës mes tyre, por mendohet se koordinimi i punës së përbashkët mes BE e SHBA dhe dërgimi në burg i “peshqve të mëdhenj” të korrupsionit, krimit dhe trafiqeve ishte temë e bisedës. Pasi për këtë qëllim kanë ardhur në Shqipëri.

Prokurorja kroate do të operojë si pjesë e SPAK në emër të misionit të Bashkimit Europian EURALIUS, ndërkohë që Gjon Juncaj operon pranë organeve të drejtësisë së re si pjesë e misionit OPDAT, stukturë e SHBA në mbështetje të organeve ligjzbatuese shqiptare.

Tashmë pritet të jenë pjesë e vazhdueshme e SPAK, për të hetuar dhe dërguar në bankën e të akuzuarve të gjithë pushtetarët shqiptarë që kanë abuzuar me pushtetin, duke filluar nga Berisha, Meta, Basha, Monika, Rama e deri te ministra e ish ministra, zyrtarë të lartë të administratës dhe policisë, prokurorë dhe gjyqtarë.

Ndërkohë që ditën e sotme, Tamar Laptosh prokurorja speciale e USKOK në Kroaci është takuar me kryetarin e KLP Gent Ibrahimi, i cili në emër të institucionit që drejton është shprehur se vlerëson ekperiencën e saj dhe mirëpret mbështetjen në veprimtarinë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Njëherësh Ibrahimi tha se praktika në vende si Kroacia, janë pikë referimi për funksionimin e institucioneve te reja të drejtësisë në Shqipëri.

Nga ana e saj Tamar Laptosh tha se “procesi i përzgjedhjes cilësore së SPAK është themeli i paanëshmërisë dhe integritetit. SPAK duhet mbështesë punën e tij mbi procese proaktive”.

Një mesazh ky që duhet të fillojnë menjëherë “gjuetia” e “peshqve të mëdhenj” të politikës shqiptare.

Ardhja e prokurores krotate që futi në burg Sanader ka tronditur sidomos politikanët e korruptuar, ndërkohë që ka marrë në dorë menjëherë për t’u njohur dosjet e rënda të korrupsionit e krimit në Shqipëri, duke filluar nga “21 janari”, “blloku i Metës” dhe afera e CEZ-DIA./Pamfleti