osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Prokuroritë bëjnë bilancin e dosjeve që do kalojnë te SPAK, Arta Marku urdhër të mos pushojnë asnjë hetim pasuror pa njoftuar Pastrimin e Parave

Prokuroritë bëjnë bilancin e dosjeve që do kalojnë te SPAK, Arta Marku urdhër të mos pushojnë asnjë hetim pasuror pa njoftuar Pastrimin e Parave

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet që shumë shpejt të ketë një panoramë të qartë të të gjitha dosjeve që do të kalojnë te SPAK. Dje ka qenë afati i fundit për të gjitha prokuroritë në vend, për të raportuar mbi të gjitha çështjet që do të duhet të kalojnë te SPAK. Te Krimet e Rënda u ngrit një grup i posaçëm, i cili nisi seleksionimin e çështjeve, në bazë të veprave penale që i takojnë Prokurorisë së Posaçme.

Ndërkohë e njëjta gjë është bërë dhe nga prokuroritë e rretheve, të cilat shumë shpejt do bëjnë të ditur se sa do jetë volumi që do transferohet. Sipas burimeve të gazetës, bëhet fjalë për mijëra dosje që do kalojnë aty, sidomos për afera korrupsioni e krimi të organizuar. Sapo Prokuroria e Posaçme të marrë jetë, menjëherë do nisë transferimi dhe pastaj pritet të ketë një frymë të re hetimi. Sipas informacioneve, i gjithë procesi po mbikëqyret nga ndërkombëtarët.

SHBA dhe BE janë duke asistuar në të gjithë këtë proces, duke ndihmuar në nxjerrjen e udhëzimeve dhe të rregulloreve. Nga ana tjetër, pritet që të vijnë dhe ekspertë nga SHBA e BE për të ndihmuar në procesin e transformimit të Krimeve të Rënda.

Në nenin 57, pika 5 e ligjit për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është e përcaktuar e zeza mbi të bardhë se në momentin që do të ngrihet Prokuroria e Posaçme, apo Speciale, të gjitha dosjet ndaj pushtetarëve do dorëzohen aty. “Deri në fillimin e funksionimit të Prokurorisë së Posaçme, kompetenca e saj për të ushtruar ndjekjen penale dhe përfaqësimin e akuzës në gjyq, për veprat penale apo subjektet e përcaktuara në pikën 2, të nenit 135, të Kushtetutës, ushtrohet përkatësisht nga Prokuroria e Përgjithshme, prokuroritë e rretheve gjyqësore apo Prokuroria e Krimeve të Rënda, sipas kompetencës dhe juridiksionit të parashikuar nga legjislacioni në fuqi përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr. 76/2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”. Ditën e fillimit të funksionit të Prokurorisë së Posaçme, çështjet nën hetim apo gjykim i transferohen menjëherë për ndjekje kësaj prokurorie”, thuhet aty.

Urdhri i Arta Markut

Teksa prokurorët kanë nisur të dorëzojnë dosjet, dje të gjithëve u është dërguar një urdhër nga kryeprokurorja Arta Marku. Ajo ka kërkuar që të ketë bashkëpunim me drejtorinë e Pastrimit të Parave. Sipas udhëzimit, asnjë prokuror nuk do pushojë hetimet pasurore për këdo individ, pa u konsultuar më parë me Drejtorinë e Pastrimit të Parave. Që nga dita e sotme çdo vendimmarje për pezullim të dosjes, mosfillim, pushim apo dërgimin e çështjes në gjykatë për sekuestrim pasurie apo qoftë dhe konfiskim, prokurorët do të duhet që një kopje t’ia nisin me postë zyrës së Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Ndërkombëtarët nisin trajnimet

Teksa SPAK është çështje ditësh edhe ndërkombëtarët janë vënë në lëvizje. Ditët e fundit misionet e EURALIUS dhe OPDAT kanë nisur një proces trajnimi për gjyqtarë e prokurorë në vend, sa i takon konfiskimit të pasurive kriminale. Bëhet fjalë për ligjin antimafia, i cili këtë herë shtrihet dhe te veprat penale të korrupsionit. “EURALIUS në bashkëpunim me PAMECA dhe Shkollën e Magjistraturës organizoi një trajnim dy ditor në Vlorë për Ligjin Anti-Mafia. Ky është trajnimi i parë rajonal që do të ndiqet dhe nga një trajnim tjetër në Shkodër në Nëntor 2019. Gjatë trajnimit, Ekspertët e PAMECA prezantuan eksperiencën italiane të zbatimit të Ligjit Anti-Mafia”, thuhet në njoftimin e EURALIUS. /Kliti Topalli