Në listë-borderonë e pagave shtetërore që u publikua, është dhe Dritan Rreshka, i punësuar në Fondin Shqiptar të Zhvillimit me drejtor Dritan Agollin, ku figuron në detyrën Përgjegjës i Sektorit Juridik të kësaj agjencie.
Për ata që nuk e njohin, kujtojmë se Dritan Rreshka ka qenë prej 18 vitesh prokuror dhe drejtues i Prokurorisë në Tiranë e prej 9 muajsh shef i grupit anti-korrupsion e anti-trafiqe në Durrës, ku ka lënë gjurmë të zeza si bashkëpunëtor aktiv me grupet kriminale.
Referuar provave dhe pasurisë së tij të paligjshme, komisionet e të dy shkallëve të “Veting”-ut dhe OMN-SHBA e shkarkuan me Vendim Nr. 55, datë 31.07.2018 dhe Vendim Nr. 15, datë Datë 17.07.2019, duke e përjashtuar për 15 vite nga sistemi i drejtësisë.
Mirëpo dy javë pas shkarkimit të Dritan Rreshkës nga detyra si krye-prokuror i Tiranës, për korrupsion e lidhje me grupet kriminale, kryeministri Edi Rama e emëroi Shef Juridik në Fondin Shqiptar të Zhvillimit me pagë mujore afro 2.9 milionë lekë.
Pra, kryeministri Rama që edhe 24 orë më parë, u betua se prokurorët dhe gjyqtarët “KÇK” të shkarkuar nga “Veting”-u nuk do gjejnë “vrimë ku të futen”, i paska gjetur një “fole të ngrohtë” ish-prokurorit të shkarkuar Dritan Rreshka.
Nuk bëhet fjalë, vetëm për pagën mujore sa 7 paga polici, por për skandalin se kryeministri ka përdhosur reformën amerikane në Drejtësi, duke futur në administratën qendrore Dritan Rreshkën, një ish-kryeprokuror të korruptuar e të lidhur me grupet kriminale. E ka vendosur drejtor Juridik të tenderëve e kontratave publike në Fondin Shqiptar të Zhvillimit, ku janë afro 60% e gjithë fondeve, grandeve dhe kredive të huaja për rrugë, turizëm, ujësjellësa, shkolla, kopshte, energji, spitale e investime të tjera publike.
Paralelisht me këtë detyrë, Dritan Rreshka, i përjashtuari 15 vite nga sistemi i drejtësisë për korrupsion e lidhje të forta me grupet kriminale, ka hapur dhe biznes “Avokat” me Nipt: M01504030B, paçka se ligji i ndalon zyrtarët e shtetit të kenë biznese.
Mirëpo nuk e ndalon lidhja me mafien e kupolës së pushtetit, të cilës gjatë 18 viteve si prokuror e drejtues prokurorie në Tiranë, Dritan Rreshka u ka mbyllur shumë dosje korruosioni, 10 prej tyre të Ramës e drejtorit të FSHZH, Dritan Agolli kur ishin në Bashkinë e Tiranës dhe disa dosje të rënda Erjon Veliajt me oligarkët në vitet 2016-2018./Pamfleti