osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Prokuroria zbulon kush është tekniku i IT që publikoi të dhënat e shqiptarëve

Prokuroria zbulon kush është tekniku i IT që publikoi të dhënat e shqiptarëve

Edhe pse nuk ka ende të dhëna zyrtare, prokuroria e Tiranës ka zbuluar tashmë “urithin”, një teknik IT që nga brenda Drejtorisë së Tatimeve nxori të dhënat që përmbanin listën e pagave të mbi 650.000 shqiptarëve.

Bëhet fjalë për A.A. teknik IT i Tatimeve i punësuar me një kontratë provizore në mars të 2013, në kohën kur ishte ende në qeverisje Partia Demokratike, e më pas i stabilizuar me kontratë me kohë të plotë në 2014, kur në krye të Tatimeve ishte Briseida Shehaj, e propozuar nga PS, por prej kohësh e lidhur me LSI, me të cilën edhe u kandidua.

Pas hyrjes në fuqi të VKM 673/2017, A.A. është transferuar formalisht si staf i AKSHI-t ashtu si çdo punonjës IT tjetër i punësuar pranë Ministrive të ndryshme. Edhe pse merrte rrogën nga AKSHI, A.A. vazhdonte funksionin e tij brenda zyrave në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe pikërisht këtu policia e koordinuar nga prokuroria e Tiranës sekuestroi kompjuterin e tij nga i cili nëpunësi i Tatimeve kishte shpërndarë database-n konfidenciale me të gjitha informacionet mbi rrogat e 650.000 shqiptarëve.

Prokuroria ka zbuluar se burimi i informacioneve të mbledhura nga A.A. ishte një kolege e tij, po ashtu nëpunëse e Tatimeve, e cila cdo muaj mblidhte informacionet mbi pagat e taksapaguesve shqiptarë për t’i shpërndarë në seli të ndryshme rajonale të Tatimeve.

Kjo shpjegon pse nga hetimet nuk ka rezultuar asnjë hakerim i serverave të Tatime: “hajdutët” i kishin marrë të dhënat duke përdorur “ celësat e shtëpisë”.

I pyetur nga prokuroria, A.A. ka deklaruar se i ka grumbulluar këto të dhëna për qëllime studimore. Por policia ka zbuluar se në të vërtetë tema e diplomës për të cilën pretendonte se kishte mbledhur të dhënat, ishte paraqitur shumë kohë më parë se kur ai i kishte kërkuar informacionet.

Pjesa e skandalit që mbetet ende për t’u qartësuar është se përse A.A. i shpërndau këto informacione e sidomos me urdhër të kujt. Burime të prokurorisë bëjnë të ditur ndërkohë se kanë mbledhur prova reja që shpejt mund të zbardhin të gjithë ngjarjen.