osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Prokuroria kërkon shtyrjen e afatit të hetimit për aferën CEZ dhe dëmin prej 414 milion euro Ja shkaqet!

Prokuroria kërkon shtyrjen e afatit të hetimit për aferën CEZ dhe dëmin prej 414 milion euro Ja shkaqet!

Pas marrjes së dëshmisë së Shkelzen Berishës, ish-ministrit Genci Ruli si dhe dërgimit të dy letërporosive drejt Kosovës e Francës për pyetjen e Nuel Kalajt, Prokuroria e Tiranës ka mbetur në vend numëro për hetimin e çështjes CEZ.

Për shkak të mbarimit të afatit tre mujor që u la në dispozicion gjykata, e cila e ktheu çështjen për rihetim, pasi konstatoi se nuk ishin kryer veprime të plota dhe të gjithanshme, grupi i hetimit, ka përmbushur detyrat e lëna. Por në kohën, kur përgjigjet e dy letërporosive për pyetjen e Kalajt, nuk janë ekzekutuar dhe konsiderohen si tejet të rëndësishme për të hedhur dritë mbi çështjen, organi i akuzës i është drejtuar gjykatës me kërkesën për shtyrjen e afatit të hetimit edhe për tre muaj të tjerë.

Burimet thanë për “BalkanWeb” se është gjykata e cila duhet të vlerësojë rëndësinë e dëshmisë së Kalajt dhe mbi këtë bazë vendos nëse do të ketë ose jo shtyrje afati për dosjen në kuadër të të cilës po hetohet për dyshimet se privatizimi i OSSH-së në 2009 tek cekët e CEZ, ishte fiktiv.

Derisa të ketë një vendim, prokurorët nuk kanë më veprime hetimore për të kryer e për momentin iu duhet të analizojnë çështjen, mbi bazën e të dhënave të reja që mund të jenë mbledhur nga pyetja e djalit të ish-kryeministrit, apo personave të tjerë. Hetimet për çështjen CEZ nisën nga prokuroria e Tiranës kohë më parë, e cila vendosi mbylljen e çështjes, por vendimmarrja u kthye mbrapsht nga gjykata.

Privatizimi i OSSH u shndërrua në objekt hetimi nga një komision hetimor parlamentar, në përfundim të të cilit socialistët deklaruan se buxhetit të shtetit iu shkaktua një dëm me vlerë 414 milionë eurosh. Sipas socialistëve procesi i privatizimit ishte fiktiv dhe fituesi ishte i paracaktuar.