Nën akuzat e porositësit të 613 kg kokainë që u kap në Maminas, Prokuroria e Krimeve të Rënda kë kërkuar nga Gjykata të vendosë masën e arrest me burg në mungësë për Arbër Çekajn.
Ky i fundit ndodhet në Gjermani dhe ende nuk është paraqitur pranë prokurorisë. Nëse Gjykata aprovon masën e arrestit, atëherë Çekaj do të shpallet në kërkim ndërkombëtar dhe autoritetet gjermane do të nisin punën për arrestimin e tij.
Në kontenierin e ardhur në fund të shkurtit, në të cilin gjendeshin banane, u zbulua nga Policia shqiptare edhe ngarkesa e drogës. Për këtë u arrestuan menaxheri i firmës, Donaldo Lushaj dhe shoferi që tërhoqi kontenierin, Armando Pezaku.
Deri më tani, këta të dy kanë mohuar të kenë pasur dijeni për drogën, ashtu sikurse edhe Çekaj që ka folur nga Gjermania, duke thënë se nuk ka lidhje me drogën.