Pas akuzave të Partisë Demokratike, Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar kreut të Bashkisë Vau i Dejës, Mark Babani, dorëzimin e shenjave të gishtave.
Kërkesa i është nisur Babanit me postë, ndërsa i kërkohet që shenjat e gishtave të dorëzohen në Institutin e Policisë Shkencore në Shkodër ose në Tiranë. Kjo e fundit më pas dërgon të dhënat pranë Njësisë së Dek.riminalizimit.
Partia Demokratike pretendohen se socialisti është a.rrestuar më datë 4 Prill 1994, në Itali, në zonën e Siçilisë, për kryerjen e veprës penale “Vjedhje në rrethana rënduese, e kryer në bashkëpunim”.
Ky është rasti i tretë i kryebashkiakëve socialist që akuzohen nga PD, pas Valdrin Pjetrit në Shkodër dhe Agim Kajmakut në Vorë.