osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Prokurori s’justifikon dot pasurinë: Kam punuar në Greqi kur isha në gjimnaz!

Prokurori s’justifikon dot pasurinë: Kam punuar në Greqi kur isha në gjimnaz!

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar sot seancën dëgjimore në ngarkim të Dritan Rreshkës, kreut të Prokurorisë së Tiranës. Prokurori u  paraqit vetë në seancë por i shoqëruar edhe nga avokati i tij, Arben Rakipi.

Trupa gjykuese e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine dhe Etleda Çiftja doli në përfundimin se Rreshka s’justifikon dot pasurinë. Sipas raportit ILDKP-së, prokurori Rreshka ka fshehur pasurinë dhe ka dhënë dëshmi të rreme. Sipas KPK-së, Rreshka ka probleme me deklarimin e pasurisë dhe vlerën e kostove të banesave të tij.

Konkretisht, dy kate të një shtëpie 131 metra dhe 166 metra me vlerë 2.5 milionë lekë, kanë si burim të deklaruar pasurie, paratë në emigracion dhe kreditë. KPK bazuar edhe në raportin e ILDKPI-së ka dalë në përfundimin se ka mospërputhje të deklarimit dhe vlerës së kostos së kateve të shtëpisë. KPK ka hetuar dhe ka dalë në përfundimin se mungojnë burimet e ligjshme financiare për ndërtimin e këtyre kateve.

Problemi i dytë me pasurinë e Rreshkës është blerja e disa obligacioneve me vlerë 7.9 milionë lekë. Nga hetimi i KPK-së, rezulton se Rreshka s’ka patur burime të mjaftueshme financiare për t’i justifikuar. Gjithashtu, në kontratën e blerjes së një shtëpie në Tiranë, ka mospërputhje në deklarim, pasi mungon aftësia paguese për blerjen e këtij apartamenti.

Rreshka ka problem edhe me përfitimin e një kredie të butë, ku sipas KPK-së ka bërë një sërë deklarimesh fictive të pasurisë. Vëllezërit e prokurorit Rreshka, S.R dhe kunata e tij, janë ortakë në një shoqëri, dhe Rreshka ka deklaruar se i kanë dhënë 46 milionë lekë borxh kësaj kompanie. Sipas KPK-së, e ëma e prokurorit Rreshka ka 3 milionë lekë depozitë në llogari bankare, para që s’ka arritur t’i justifikojë.